Keshilla

Si të ndaloni lodhjen e syve kur shikoni pa pushim në ekran

Jeta është kthyer në pothuajse tërësisht virtuale. Një studim i bërë nga "OnePoll" në Amerikë tregon se që kur njerëzit janë izoluar për shkak të Covid-19n kalojnë mesatarisht 9.5 orë në ditë para telefonit apo kompjuterit.  Ndërkohë, Shoqata Amerika e Optometrisë raporton se duhen vetëm dy orë rresht të shikosh fytyra e zmadhuara ose të kalosh nga një faqe në tjetrën për të ndjerë lodhje të syve, vizion të paqartë dhe dhimbje koke.
Kjo sepse çdo veprim që bëni ju kërkon përpjekje dhe muskujt e syve "nuk ndryshojnë nga muskujt e duarve apo këmbëve. Kur i përdorni shumë, lodhen dhe lëndohen". tha Scott P. Drexler, profesor i Oftalmologjisë në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Pittsburgh.
Ka disa mënyra për të parandaluar deri diku lëndimin e syve.
Rregullo mënyrën si punon
“Telefoni juaj duhet të jetë gjithmonë një këmbë larg nga fytyra juaj dhe laptopi rreth dy metra larg, ”tha Jamie Mitchell, neuro-okulist në Spitalin e Syrit, Veshit dhe Fytit në Manhattan. Mbani ekranin 10 cm poshtë vijës tuaj të shikimit, shtoi Drexler pasi shikimi pak poshtë është më i lehtë për sytë.
Ndërroni llambat standarde me ato dritat LED që nuk janë verbuese ose që nuk lëshojnë dritë blu me energji të lartë.
Kjo dritë blu kontribuon më së shumti në problemet e fokusimit, tha Drexler. Ajo gjithashtu pengon prodhimin e melatoninës, hormonit që rregullon ciklin e gjumit-zgjimit të trupit tuaj. Sa më pak mbyllje të syve, aq më pak pushim për sytë tuaj, tha Mitchell. Syzet që janë krijuar për të mos lejuar depertimin e dritës blu janë të rekomantueshme pasi mund të grumbullojnë deri në 42% të valëve të dëmshme.
Pavarësisht nga këto këshilla, mjekët ende rekomandojnë rregullin 20/20/20: Çdo 20 minuta, pushoni 20 sekonda duke parë 20 metra larg.
Kjo është koha e mjaftueshme për të kontrolluar fëmijët para se të filloni prap, në këtë mënyrë i'u bëni nder syve dhe trurit tuaj.
Burimi: Wall Street Journal. Përktheu: Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë