Keshilla

Si të mos konsumoni ushqim nga stresi gjatë periudhës së izolimit

Jeni të mbyllur në shtëpi dhe gjatë gjithë kohës dhe për të gjithë ngushëllimi ynë i vetëm janë frigoriferi dhe raftet e ushqimeve. Gjatë periudhës së koronavirusit, ushqimi është një ndër gjërat që na bën të ndjehemi mirë në këtë kohë stresuese. Por ekspertët thonë se ngrënia e tepërt na bën keq për sistemin tonë imunitar.
“Nëse duam të jemi në gjendje më të mirë shëndetësore, duke pasur parasysh situatën në të cilën jemi, duhet të mendojmë se mënyra se si duam të ushqejmë trupin tonë, është më e rëndësishme se gjithçka tjetër,” thotë Eva Selhub, një dietologe në SHBA.
Pse janë të rëndësishme mënyra se si keni konsumuar ushqimin gjithmonë?
Përveç që shpesh shkaktojnë ndjenja jo të dobishme të fajit dhe turpit, Selhub tha se konsumimi i ushqimeve shumë të përpunuara dhe ushqimeve me sheqer mund të shkaktojnë inflamacion trupor, duke shkaktuar lodhje, ankth dhe depresion.
“Ka shtigje të ndryshme që lidhin stomakun tonë me trurin dhe konsumimi i ushqimeve të duhura, ndihmon sistemin tonë për të kontrolluar gjendjen shpirtërore,” thotë dietologia.

Si mund ta përcaktoj nëse jam duke ngrënë për shkak të stresit dhe jo për shkak të urisë?
“Konsumimi i ushqimit si rezultat i stresit ka tendencë të jetë instinkt automatik, si të vendosni dorën tuaj mbi patatet e nxehta pa menduar shumë,” thotë Deanna Minich, një nutricioniste me Shoqatën Amerikane të Konsumimit. Uria fizike zgjat më shumë dhe është e pranueshme për një larmi ushqimesh, sesa thjesht për një ushqim.
Si mund ta parandaloj apo kufizoj ngrënien emocionale në këtë kohë të pasigurt?
Edhe pse ushqimi na bën të ndjehemi mirë, Selhub thotë se efekti kaloi shpejt. Për të ndaluar konsumimin emocional, dietologia tregon se duhet të mendojmë “ a jam e uritur vërtet apo jam e stresuar dhe e trishtuar”.
Ndërkohë mendoni se është shumë e rëndësishme të kryeni dhe aktivitet fizik, të bëni joga apo të luani lojëra të ndryshme dhe përpiquni të konsumoni vetëm vaktet e rëndësishme.
“Pavarësisht nëse jeni vetëm ose me njerëz të tjerë, bëni një ritual edukimit që të ushqeheni kur keni uri vërtet,”tha Selhub.
Sipas dietologes mund të krijoni një grup online që të konsultohemi për ushqimet me miqtë tuaj.

Po sikur të ndodhi e kundërta?
Edhe pse ka shumë njerëz që hanë me tepri kur janë të stresuar, mund të jetë edhe problem nëse nuk hani fare. Stresi mund të shkaktojë një gjendje të tmerrshme fiziologjike në trupin tuaj, sikur përballeni me një rrezik të menjëhershëm.
Sipas dietologes për të tretur ushqimin siç duhet, ne kemi nevojë për të qenë të relaksuar. Ndërkohë që ajo sugjeron që të pini sa më shumë ujë për të qëndruar të hidratuar.
Minich tregoi gjithashtu se përdorimi i erëzave ndihmon për të zvogëluar inflamacionin e shkaktuar nga stresi dhe vitamina C për të forcuar sistemin tuaj imunitar. Tani është një kohë e mirë për të ndarë recetat me miqtë dhe familjen dhe sigurohuni që të bëni aktivitet fizik dhe gjumë mjaftueshëm./The Washington Post/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë