Biznes

Si të lësh punën që dashuron

(Një shkrim për të gjitha dashuritë e shëndetshme, përfshirë punën)

Gianpiero Petrigli - Ndoshta ke rënë kokë e këmbë brenda. Ndoshta ndjenjat e tua janë rritur me kohën. Gjithçka që ti di është se ke gjithçka që çdokush do të donte, por të paktë janë ata që e kanë: Një punë që e dashuron. Dhe ti je duke e lënë atë. Si nise ta shpjegosh?
Puna është e mrekullueshme. Po ashtu edhe organizata. Nuk ka të bëjë me to. Ka të bëjë me ty. Dhe nuk ka qenë një moment tundimi. Ke menduar për të prej do kohësh. Edhe nëse do të pendohesh, ti duhet të nisësh tani. Është koha e duhur.

Duke marrë parasysh gjithçka, do t'i thuash vetes, është më mirë të largohesh përderisa është zgjedhja jote. Teksa ke ende alternativa. Je ende e re për të ndjerë rehati dhe aq mirë sa ti marrësh gjërat të mirëqena. Ti ke parë se çfarë u ka ndodhur atyre që e kanë marrë komoditetin si të mirëqenë në një moshë të re. Një ditë, ata janë ndjerë tuhaf, dhe për çfarë, talent i ri? Ose dashuria e tyre ngadalë penetron në vetkënaqësi, duke i lënë në boshësi. Jo, ti nuk do ta lësh veten të të ndodhë kjo, dhe të shkatërrosh kujtimin e një dashurie të madhe moderrne.

Sepse kjo ndodh, është si aksiomë, pranoje. Sigmund Freud shpesh citohet me një thënie të gati një shekulli më parë, që të jetosh një jetë të mirë ne kemi nevojë të dashurojmë dhe të punojmë. Në këtë epokë, ngjan se, ne duhet të jemi në gjendje të dashurojmë të punojmë. Ne nuk na mjafton vetëm respekti, siguria, ose paratë që vijnë nga puna jonë. Ne duam pasion, përmbushje, dhe surprizë gjithashtu. Ne duam, në një fjalë të vetme, romancë.

Organizatat i marrin dëshirat seriozisht dhe bëjnë më të mirën për të fituar zemrat tona. Ata nuk tërheqin talentet më vetëm me premtimin e shpërblimit material. Motoja e rekrutimit të tyre është premtimi për gjetjen e kuptimit në punë. Ti do të rritesh, si njeri e njëkohësisht si profesionist. Do të jesh pjesë e një komuniteti, dhe do të kontribuosh në ndryshimin e botës. Nëse je me fat, edhe mund të paguhesh mirë. Çfarë ka për të mos dashur?


"Organizatat i marrin dëshirat seriozisht, dhe bëjnë më të mirën për të fituar zemrat tona. Ata nuk tërheqin talentet më vetëm me premtimin e shpërblimit material. Motoja e rekrutimit të tyre është premtimi për gjetjen e kuptimit në punë. Ti do të rritesh, si njeri e njëkohësisht si profesionist. "

Studiuesit kanë shpenzuar dekada për të kuptuar se çfarë i bën organizatat të fitojnë zemrat tona. Quhet identifikimi. Ne biem në dashuri me organizata që shpërblejnë përpjekjet tona, jo vetëm me paketa përfituese në aspektin material, por gjithashtu me një version më të mirë të vetes tonë.

Kur ne jemi “identifikuar,” ne bëhemi çfarë duam. Ne mendojmë për veten tonë në mënyra që ndërlidhin literalisht, vlerat e përbashkëta me të organziatës. Nëse organizata ime është e hapur, rigoroze, dhe sipërmarrëse, Unë duhet të jem gjithashtu. Kur organizata jonë shkëlqen, paskëtaj, ne ndjejmë se shkëlqejmë dhe ne. Kur organizata është me shpirtin ndër dhëmë, jemi edhe ne ashtu. Puna jonë shfaqet të jetë, si romancat e tjera, më e shëndetshmja dhe varësia më e ndjeshme.

Pavarësisht se ne mendojmë për punë gjatë gjithë kohës, dhe shpesh na bën të humbasim mendjen. Kështu funksionon romanca. Është kërkuese. Mund të të konsumojë. Por kur është e mirë, të bën të ndjehesh në jetë. Ndërsa zgjat, është e gjitha.

Unë shpesh takoj njerëz që e lënë organizatën që ata donin. Ata shpesh u kthehen kurseve ekzekutive që janë të ngjashme me terpinë në çift, duke kërkuar ndihmë për ndjenjat e tyre të përziera. Unë i kuptoj ata shumë mirë sepse do ditë jam një prej tyre. Unë e njoh atë hezitim, njenjën e butë të fajit, frikën. A po tregohem i paduruar? A do ta tejkaloj? A do të gjej diçka më të mirë, ose po aq të mirë? Dhe çfarë do të bëhem nëse unë e lë këtë punë që dua?

Shpesh këto pyetje janë shenja që ne kemi ngecur në një romancë disfunksionale me punët tona. Herë të tjera, se një romancë e venitur me punën tonë, po transformohet në në një dashuri të matur. Më shpesh, është pak nga të dyja, por është thelbësore që ti analizosh veçmas. Duhet të kuptosh pse po ikën përpara se të mendosh si të ikësh mirë.

Ky është profili i një dashurie disfunksionale. Ti jep shumë, nuk merr çfarë ke nevojë, dhe ndodh që ndjen se është faji yt. Të ndahesh është e dhimbshme, edhe atëherë kur ka abuzim. Ti ndihesh robinë, për çështje ekonomike dhe arsye psikologjike. Ti do të largohesh, por ndjen se nuk mund ta përballosh. Për të qenë të ndershëm, as nuk mund ta imagjinosh. Kush do të jesh?

Kjo shpjegon nëse romanca jote po transformohet në një dashuri të qëndrueshme. Pasioni yt po kthehet në përkushtim, dhe ti po fillon të shquash se çfarë ia vlen me të vërtetë për tu përkushtuar. Ti nuk je e sigurt nëse ia vlen ti përkushtohesh punës. Megjithë dashurinë që ti mund të kesh për punën, një punë nuk do të mund ta kthejë dashurinë mbrapsht. Por ti do atë që bën, dhe atë që ti je bërë, në atë punë. Ti do punën, dhe njerëzit që prek përmes asaj pune. Ata meritojnë përkushtimin tënd.

Nëse zbulon se je në një romancë disfunskionale, ka vetëm një gjë që duhet të bësh. Ik sa më shpejt të mundesh. Bëj atë që duhet të bësh për të ngushëlluar veten - një punë tjetër, një grup të mirë miqsh - dhe bëj një ndarje të menjëhershme. Do të kalojë më shpejt se ç’e kishe menduar. Edhe nëse vetëm disa pjesë të punës janë një romancë disfunkisionale, vendos një kufi të qartë mes mes teje dhe atyre. Nëse kupton që je më mirë, do të çlirohesh. Ndoshta edhe kur qëndron me terma të ndryshme.

Nëse ke tashmë alternativa — një ofertë tërheqëse, mbështetje të mjaftueshme rreth teje — dhe po heziton ende, gjithsesi, të nevojitet të ndërmarrësh një tjetër kurs. Ti mund të ndryshosh dashurinë prej vendit të punës tek puna që bën, dhe të nevojitet të nderosh të parën e të përqafosh të fundit. Kështu që mendo dy herë përpara se të ikësh. Një herë se çfarë të nevojitet të lësh, dhe një herë tjetër se çfarë nuk mund të hedhësh prapa krahëve. Dhe paskëtaj bëhu gati të vajtosh atë që lë, dhe merr me vete atë që të duhet.

Të lësh një punë që të ka bërë ajo që je sot —edhe pse të ka tkurrur, ti e ke superuar atë punë, — nuk mund të jetë e shpejtë dhe e lehtë, dhe nuk ke pse përpiqesh ta konsiderosh një proces të lehtë. Do të ishte fyerje, dhe mungesë të mësuari. Merr kohën për ti dhënë lamtumirën njerëzve dhe hapësirës, madje edhe gjërave. Ji mirënjohëse për detyrën e fundit të kryer, merr pjesë në takimin e fundit, ose hidh vështrimin jashtë një dritareje të punës. Nëse ka ndonjë festë, shijoje. Lëre trishtimin të të shoqërojë gjatë mbrëmjes. Kur njerëzit të të urojnë, bëji me dije atyre se është radha e ngushëllimeve. Të ndjehesh i mërzitur ndoshta do t’ju bëjë të mendoni se po gaboheni. Mund të jetë kështu; duhet ta marrësh në konsideratë. Por ndoshta thjesht do të thotë që ti je në rrugën e duhur.


"Të lësh një punë që të ka bërë ajo që je sot — edhe pse të ka tkurrur, ti e ke superuar atë punë, nuk mund të jetë e shpejtë dhe e lehtë, dhe nuk ke pse përpiqesh ta konsiderosh një proces të lehtë. Do të ishtefyerje, dhe mungesë të mësuari. Merr kohën për t'u dhënë lamtumirën njerëzve dhe hapësirës, madje edhe gjërave. Ji  mirënjohëse për detyrën e fundit të kryer,  merr pjesë në takimin e fundit, ose hidh vështrimin jashtë një dritareje të punës. Nëse ka ndonjë festë, shijoje. Lëre trishtimin të të shoqërojë gjatë mbrëmjes."

Lejoje punën të të mësojë një gjë të fundit: të shijosh humbjen. Do të kesh nevojë përsëri. Në epokën e sotshme ku vendi i punës është i lëvizshëm, të qenit në gjendje për tu zhvendosur është po aq me rëndësi sa të luftosh. Ne vështirë të dukemi të talentuar derisa i arrijmë të dyja. Nuk mjafton ti duam punët tona, paskëtaj. Ne duhet të mësojmë ti lëmë ato. Dhe nëse të duash shëndetshëm është e vështirë, ti lësh në mënyrë të shëndetshme është akoma më e vështirë.

Ndërsa jep lamtumirat e ndjera, kujto që kur lë punën e dashur nuk është nevoja për të qenë plot me dritë. Merr gjithçka me vete, që të mos lësh veten mbrapa. Kujdesu për punën që do të bësh, edhe pse tjetërkund, dhe mbaj një shënim cerebral se si mund të zhvillohet tani që puna jote nuk të shtrëngon më. Bëju me dije njerëzve që ke në punën nga ku po largohesh që marrëdhënia juaj do të vazhdojë, dhe mund të zhvillohet në mënyra të reja.

Nëse ti e di tashmë se cilat janë ato mënyra, do t’ju bëjë të dyja palëve të ndjeheni mirë e ta thoni me zë të lartë. Nëse je nga ata njerëz që u pëlqejnë listat në të gjitha kuptimet, bëj një të tillë për punën dhe njerëzit të cilët do të mbash me vete.

Më në fund, kthehu në organizatë. Ti duhet të kesh zgjedhur ta lësh atë, por ti ende mund të ruash zakonet dhe vlerat që ke mësuar atje. Kjo është e bukura e identifikimit — nuk duhet ta kthesh mbrapsht siç bën me lap topin apo me bexhin. Shumë syresh i gëzohen kohës së kaluar në organizata kohë më parë, dhe i mbeten beznik, sepse ato vende i ndihmuan ata të zbulonin se kush ishin, çfarë ata mund të bënin, dhe ku mund të vijonin paskëtaj.

Jennifer Petriglieri dhe unë kemi shpikur termin “identiteti i hapësirave të punës” për ato organizata. Talenti i lëvizshëm i ditëve të sotshme dhe mosha i shfaq ata tërheqës pikërisht sepse na bëjnë të ndihemi të lëvizshëm. Qëndrojnë me ne edhe pasi ne kemi ikur.
Shpesh është e nevojshme të lëmë një vend pune ose organizatë në vend që ta duam më mirë punën tonë. Sepse ka një gjë që duke dashur punën mirë kërkon që asnjë punë ose organizatë mund të të mësojë ndonjëherë — kapacitetin e të qenit vetëm.

Kur e kemi arritur këtë, dashuria nuk është më një nevojë, por gëzim. Ne jemi të aftë të vendosim kufij të sigurtë, që e bëjnë më të lehtë afrimin me të tjerët dhe me punën tonë pa harruar dhe tjetërsuar veten. Kur ne jemi vetëm, ne jemi më pak vulnerabël ndaj shfrytëzimit dhe abuzimit. Ne mundemi me të vërtetë të angazhohemi dhe përkushtohemi, sepse ne nuk jemi robër.

Unë nuk mendoj se ia vlen të duash një punë, ose një organizatë. Më lejoni ta përsëris: ata nuk do të të duan. Por nëse një punë, ose një organziatë, të ndihmon të gjesh punën dhe njerëzit që ia vlejnë ti duash, ka qenë e mirë, dhe ia vlen ti nderosh, të dyja ndërsa je aty dhe pasi ke ikur.

*Burimi: Harvard Business Review
*Përshtati: Sabina Veizaj


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë