Keshilla

Si të kuptoni a keni flokë të shëndetshëm

Të gjithë mendojmë se kemi flokë të shëndetshëm deri në momentin që bëjmë një provë të thjeshtë. Aty është momenti ku shumica kuptojnë se në realitet flokët e tyre nuk janë qenë aq të shëndetshëm sa mendonin.

Këtë provë mund ta bëni të gjithë, mjafton një gotë me ujë dhe sigurisht disa fije flokësh.
Kjo mat se sa poroze janë flokët tuaj. Flokët e shëndetshëm janë mjaft të fortë, ndërsa flokët e dëmtuar thithin lëngun shpejt. Për të kryer provën, bëni këtë:
Shkulni disa fije flokësh nga pjesë të ndryshme të kokës, si maja, pjesa e pasme dhe nga secila anë. Hidhni fijet në një gotë me ujë. Fijet plotësisht të shëndetshme do të notojnë, ato relativisht të shëndetshme do të ulen pak dhe ato të dëmtuara do të fundosen plotësisht.

Imazh ilustrues

Për flokët e dëmtuar mund të përdorni lloje të ndryshme vajrash apo dhe uthull molle dhe aloe vera. Këto të gjitha rregullojnë ekuilibrin e pH.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë