Keshilla

Si të kujdeseni për lulen e Krishtlindjes që të çelë çdo vit

Bima klasike e Krishtlindjeve me lule të kuqe nuk mungon gjatë festave të fund vitit por duke qenë se jemi mësuar ta cilësojmë si “lulja e Krishtlindjes”, njerëzit priren ta lënë të thahet pasi kalojnë festat por, me pak kujdes, ajo mund të çelë serish në sezonin e saj, duke e mbajtur kështu për disa vite në shtëpi. Si mund ta bëni këtë?

Vendoseni në një vend me rrezet indirekte të diellit. Lulja e Krishtlindjes ka nevojë për gjashtë deri në tetë orë rreze dielli indirekte në ditë. Kujdesuni që mos të jetë e ekspozuar në të ftohtë apo acar dhe mos të thahet për ujë.

Kjo bimë ka nevojë për gjysmë gote ujë në 4-5 ditë pasi ujitja e tepërt do të bëjë që gjethet të zverdhen dhe të bien si dhe mund të çojë në kalbjen e rrënjëve.

Pas festave, bima gradualisht do të tkurret dhe do ti bien gjethet, por mund të lulëzojë në sezonin e ardhshëm të pushimeve me dimërim dhe kujdes të duhur.

1. Shkurtoni bimën. Pasi të kenë rënë gjethet, krasitni bimën në mënyrë që kërcelli të jetë 10 cm i gjatë.

2. Mbusheni vazon me pleh çdo dy javë. Ndërsa rriten gjethet e reja, ka më shumë nevojë për pleh.

3. Në qershor, krasiteni bimën derisa të jetë gjashtë cm e gjatë dhe vendoseni bimën në një vazo pak më të madhe. Ujiteni lulen derisa uji të kullojë.

4. Lëreni bimën jashtë. Megjithëse kjo bimë zakonisht cilësohet si bimë e brendshme, gjatë verës, pasi temperaturat janë të ngrohta gjatë gjithë ditës dhe gjithë natës, ju mund ta zhvendosni bimën jashtë.

5. Në korrik dhe qershor filloni të prisni kërcellin anash për të bërë degëzime anësore. Jepini bimës një prerje përfundimtare në shtator dhe bima do të jetë kryesisht me gjethe jeshile në këtë pikë.

6. Vendoseni në një ambient të ngrohtë dhe të errët. Në vjeshtë, lëreni në një vend të ngrohtë ku mund të kenë 14 deri në 15 orë errësirë të plotë çdo ditë. Në këtë pikë, plehu nuk duhet të ndërrohet.

7. Bima do fillojë të marrë formë nga mesi i nëntorit. Pas kësaj, nxirreni bimën në dritë. Kujdesuni për bimën ashtu siç do të bënit në kushte normale gjatë muajve të dimrit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë