Keshilla

Si të kemi mirëkuptim në çift se cila është më e mira për fëmijën tonë?

Pyetje: Ne jemi shumë të qetë për sa i përket marrëdhënies që kemi me fëmijën tonë 3 vjeçar. Po është koha të përballemi me realitetin, duke i mësuar shokut tonë të vogël se, ka nevojë për më shumë këshilla dhe një model udhëzimi qoftë edhe për sjelljet më të vogla. Por, burri im e urren qasjen time dhe mendon se, nuk ka ndonjë gjë të madhe që duhet të bëjmë. Sipas tij, për aq kohë sa fëmija jonë nuk po lëndon njeri, ne e kemi bërë shumë mirë detyrën tonë. Unë mendoj se ka ardhur koha që të ndryshojmë mënyrën se si e edukojmë djalin tonë, qoftë për vendin ku vendos të luajë apo, edhe sjelljet në tavolinën e ngrënies. Gjithashtu, prej kohësh kam menduar që duhet të jemi më të vetëdijshëm për bisedat që kryejmë përballë fëmijës tonë. Si mund ta ndihmoj burrin tim, që të kuptojë rëndësinë e vërtetë të prindërimit? Apo mos ndoshta po shqetësohem më shumë seç duhet?

Megan Leahy -Përgjigje: Ka shumë pyetje brenda këtyre pyetjeve që sapo parashtruat dhe nuk jam e sigurt se kë do të zgjidhim fillimisht. Pothuajse çdo prind arrin në pikën që asgjë nuk i duket e duhur për fëmijën e tij, madje as bashkëshorti dhe mënyra se si ai kujdeset për të. Prindërimi është si një peizazh që ndryshon hera-herës dhe ju rriteni dhe ndryshoni njëjtë me fëmijën tuaj. Ndoshta shqetësoheni se mendoni që keni dy fëmijë në shtëpi, fëmijën tuaj dhe burrin tuaj. Një nga tiparet më të spikatura të një fëmije të vogël është “kundërvënia”. Kjo është një prirje e njeriut, i cili mendon se mund të kontrollojë gjërat e veta dhe ne e shohim këtë sjellje vazhdimisht tek fëmijët e vegjël. Kjo është një pjese e rëndësishme e procesit të zhvillimit të fëmijës. Dhe për shkak se kjo mënyrë zhvillimi është një sfidë për prindërit, ne shpesh herë duhet të kuptojmë se jo çdo gjë shkon siç e planifikojmë. Ndoshta bashkëshorti juaj është i qetë dhe vërtet nuk ka asnjë arsye për momentin të jetë i shqetësuar, por nëse ai vazhdon me idenë “nëse fëmija im nuk po lëndon dike, çdo gjë është në rregull”, atëherë duhet t’ju them se kemi një rrugë të gjatë përpara dhe ja pse:
Nëse ai ka këto standarde, kam frikë se do të mbetet në dorën tuaj të bëni rolin e prindërit. Kështu që duhet të punoni për marrëdhënien tuaj martesore fillimisht, sesa për sjelljen e fëmijës tuaj në të ardhmen. Problemi më i madh mes çifteve është se ndonjëri nuk pranon të ndryshojë, ose të bëjë atë që është më e mira për fëmijën e tyre dhe ky është një problem serioz, kështu që unë të rekomandoj të këshillohesh me një psikolog për çiftet.
Të qenit prind i një fëmije kokëfortë për shkak të neglizhencës së bashkëshortit tuaj, do të sjellë shumë vështirësi në të ardhmen. Prindërimi është punë e të dy partnerëve dhe këtë gjë duhet ta rregulloni sa jeni në kohë. Paç fat.


*Meghan punon prej kohësh, si trajnere e certifikuar për sjelljen e prindërve me fëmijët dhe është nëna e tre vajzave./The Washington Post/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë