Keshilla

Si të jeni më të qetë për të fjetur

Ankthi dhe stresi mund të na ndalojnë të bëjmë një gjumë të qetë e për pasojë të ndihemi të lodhur ditën tjetër.

Për të shmangur këtë, në mund të bëjmë disa gjëra të thjeshta para se të shtrihemi për të siguruar një gjumë të rehatshëm dhe për të marrë energjitë e duhura për të nesërmen.

Ekspertja e gjumit Nerina Ramlakhan tha se për t'u zgjuar me energji duhet të ndalosh së bëri aktivitete të ndryshme para gjumit.

"Kjo nuk do të thotë domosdoshmërish të shkosh për të fjetur më herët, por do të thotë të fillosh të pushosh herët në mbrëmje." tha ajo.

Për relaks para gjumit mund të bëni një banjë pasi është një nga aktivitetet më relaksuese, veçanërisht gjatë dimrit.

“Mënyra perfekte për tu çlodhur është të bëni një banjë me sodë 60-90 minuta para gjumit për rreth 20 minuta.” thotë ajo.

Me sa duket, soda neutralizon aciditetin e lëkurës, zbut lëkurën e thatë dhe është një ndihmë e mirë në detoksifikimin.

Ramlakhan thotë se nuk duhet të përdorni sapun ose shampo pasi kimikatet do të zvogëlojnë efektin.

“Shpëlahuni dhe shkoni në shtrat shpejt pas kësaj. Ju do të ndjeheni shumë të lodhur, do të flini mirë dhe do ta keni shumë më të lehtë të ngriheni në mëngjes. ”

Ne të gjithë e dimë se përdorimi i telefonit para se të flini nuk është i rekomandueshëm. Të tilla janë dhe aktivitete të ndryshme siç janë televizori dhe çdo pajisje tjetër elektronike.

Ajo që duhet të bëni është të lexoni një libër për rreth 20 minuta në shtrat.

Kjo do t'ju ndihmojë të harroni streset e ditës.

Dëgjimi i muzikës relaksuese, një podcast ose një histori e thënë nga dikush do të ndihmojë gjithashtu.

Nga ana tjetër, Ramlakhan rekomandon dhe përdorimin e vajrave thelbësorë pasi janë të shkëlqyeshëm për shumë gjëra, nga lehtësimi i migrenës deri tek era e këndshme që i japin dhomës.

“Vajrat thelbësore të tilla si livando, do të ndihmojnë për të bërë një gjumë më të qetë dhe të rehatshëm.” tha ajo.

Livandoja është provuar se ngadalëson aktivitetin e sistemit nervor, përmirëson cilësinë e gjumit dhe promovon relaksimin."

Nëse nuk ju pëlqen livando, provoni vanilje, jasemin, barbarozë ose dru kedri.

Mund të bëni joga!

Joga ndihmon shumë në përmirësimin e gjumit.

Ramlakhan tha se Joga është një tjetër mënyrë e mrekullueshme për t'u përdorur para gjumit pasi qetëson sistemin nervor, i cili mund të jetë një ndihmë e madhe nëse ndiheni të lodhur dhe stresuar nga dita.

Gjithçka çfarë ju duhet të bëni është të mbani tre poza të ndryshme për rreth dy deri në tre minuta secila.

Nëse ata iu bëjnë të ndiheni mirë, mund t’i mbani edhe më gjatë.

Burimi: Daily Express. Përktheu: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë