Keshilla

Si të bëni gjumë të qetë dhe në temperatura të larta

"Një gjumë i mirë gjatë natës është i rëndësishëm për të përpunuar informacionin gjatë gjithë ditës, si dhe për të rregulluar dhe rizgjuar trupin fizikisht," thotë doktoreshë Nerina Ramlakhan, një eksperte gjumi.
Sipas ekspertes, temperatura normale e dhomës së gjumit është midis 16°C dhe 21°C dhe truri juaj duhet të jetë pak më i freskët se pjesa tjetër e trupit tuaj.
Atëherë, çfarë mund të bëni për të qetësuar veten tuaj dhe për të bërë një gjumë të rehatshëm edhe pse mund të jetë shumë nxehtë?

  1. Vendoseni mbulesën e jashtikut në frigorifer për disa minuta (vendoseni në një qese plastike).
  2. Mbushni një shishe me ujë të ftohtë dhe vendoseni në gjunjët tuaj, kyçin e këmbës, kyçet, qafën, ijët dhe bërrylat duke e ndërruar shpesh herë derisa trupi juaj të freskohet.
  3. Hidratoni lëkurën tuaj para gjumit me krem aloe vera që duhet të ketë qenë në frigorifer.
  4. Mbushni një shishe parfumi bosh me ujë të ftohtë dhe mbajeni pranë shtratit tuaj, spërkatni fytyrën, pjesën e pasme të qafës dhe pjesën e prapme të gjunjëve për tu qetësuar.
  5. Përdorni pizhama pambuku dhe çarçafë të hollë, pambuku për shtratin tuaj. Pambuku është materiali ideal për shtratin për të fjetur  në verë.
  6. Sigurohuni që nuk jeni duke ngrënë shumë proteina pasi kjo mund të bëjë që të nxehet trupi juaj duke rritur shkallën tuaj metabolike, sipas ekspertit të gjumit Dave Gibson.
  7. Hani ushqim pikant, por të paktën tre orë para gjumit. Kjo mund t’ju bëjë të djersitni, gjë që bën të ftohet trupi.
  8. Ushtroni në mëngjes, jo në mbrëmje, për të ndaluar trupin tuaj të nxehet shumë.
  9. Në mbrëmje lahuni me ujë të vakët. Kjo du ju bëjë të freskoheni pa e tepruar.
  10. Përkundër asaj që mendojmë të gjithë, Gibson thotë se duhet të mbajmë dritaret të mbyllura gjatë ditës për ta mbajtur shtëpinë më të freskët. Mbajini edhe perdet e mbyllura.

Burimi:Independent\Përktheu:Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë