Keshilla

Si ta shmangim gjendjen e ankthit gjatë izolimit

Koronavirusi i ri ka vendosur në kolaps të gjithë botën. Por pavarësisht kërcënimit të madh që njerëzit po përjetojnë duhet të mendojnë se mendohet se vdekshmëria e këtij virusi do të jetë 2 për qind.
Sigurisht që është ende shumë e vështirë të mësohemi me këtë situate dhe të jemi të shqetësua se çfarë po na rezervon e ardhmja.
“Është e kuptueshme që duhet të ketë nivel të lartë shqetësimi. Mendjet tona kanë evoluar nga pasardhësit pikërisht sepse logjikojnë dhe shqetësohen,” thotë Michael Sinclair, një psikologe në Britani.
Ndërsa, psikoterapistja Silva Neves është dakord por paralajmëron se paniku është ngjitës. Por çfarë duhet të bëni nëse ankthi ka filluar të ndërhyjë në aktivitetet e përditshme?

Mos dëgjo gjithmonë mendjen tënde
“Dëgjoni se çfarë thotë mendja juaj për diçka, por pastaj shikoni provat nëse ajo që ju mendoni është e vërtetë. Ne duhet të pranojmë që hera herës krijojmë histori në mendjen tonë që janë ndryshe nga realiteti,” thotë Sinclair.
Mos u mundoni të injoroni simptomat fizike të stresit
Psikologja Sinclair, shpjegon se ndonjëherë kemi ndjenjën sikur gulçojmë apo kemi rrahje zemre shumë të shpeshta. Ajo shprehet se nuk duhet të mos i pranoni këto shenja, të cilat nuk na ndihmojë,por krijojmë një hapësirë për t’i përshkruar se çfarë përjetoni dhe për t’i treguar.
Një ushtrim shumë i mirë sipas psikologeve është të ushtroni frymëmarrjen për 10 sekonda dhe të filloni ta përsërisni disa herë.

Regjistroni shqetësimet tuaja
Elizabeth Turp nga Shoqata Britanike për Këshillim dhe Psikoterapi, thotë se mund të bëni diçka praktike që mund ta kontrolloni ankthin, sidomos në këtë periudhë. Ajo tregon se përjetimet tuaja mund t’i shkruani në një ditar për të ndihmuar që të kaloni ankthin.
Një tjetër praktikë sipas psikologes është që të vizatoni dy rrathë dhe brenda tyre të shkruani gjërat që ju shqetësojnë në të vërtetë. Në momentet kur do të keni ankth, ky vizatim do të ju kujtojë gjërat që vërtet duhet t’ju shqetësojnë.
Informohuni aq sa mund të përballoni
Psikologet thonë se nëse vuani nga ankthi, përpiquni të merrni informacion sa më pak. Kufizoni ekspozimin e përditshëm nga informacionet e tjera.
“Duhet të jesh i rreptë me veten tënde dhe të shikosh lajmet e reja mbi koronavirusin, vetëm një herë në ditë,” thotë Neves.

Ndërmerrni disa hapa praktikë
Për të menaxhuar mendjen tuaj, ekzistojnë hapa të thjeshtë fizikë që mund të ndërmerrni për t’u ndjerë të sigurt, si ndjekja e këshillave që sugjerojnë mjekët.
Psikologja gjithashtu rekomandon të ndryshoni dhe modelin e të punuarit nëse nuk përballoni dot informacionet e shumta.
Komunikoni gjatë gjithë kohës me të afërmit tuaj
Ekspertët thonë se ka raste që nga stresi thjesht të duam të izolojmë veten, por është thelbësore të ruani ndërveprimin njerëzor, për të zvogëluar nivelet e ankthit.
“Komunikimi do të ju ndihmojë të ndiheni mirë dhe të rrethuar nga pozitiviteti,” shprhet Sinclair.
Shmangni spekulimet dhe përqendrohuni në fakte
Në një botë me informacion të tejskajshëm nga lajmet aktuale, nga rrjetet sociale, psikologet shpjegojnë se duhet të përpiqeni të merrni informacion nëpër gazetat e besueshme dhe faqet zyrtare të shëndetësisë.
“Mos harroni, ne nuk mund ta ndalojmë përhapjen e virusit, vetëm komuniteti shkencor mundet. Por ne të gjithë mund të ndihmojmë njëri-tjetrin të ndalojmë përhapjen e panikut,” shprehet Neves. /The Independent/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë