Keshilla

Si ta përballojnë daljen nga karantina fëmijët me autizëm

Periudha e karantinës ka qenë e vështirë për të gjithë dhe tani që masat janë lehtësuar më shumë, ne ndjehemi më mirë dhe mund të kryejmë aktivitetet me të cilat ishim mësuar. Por nuk ndodh e njëjta gjë për fëmijët me autizëm, pasi për ta kjo është një fazë e re me të cilën duhet të mësohen. Në një intervistë për Gazetën “Si”, logopedistja Silvana Gjoni ka treguar se  pavarësisht komunikimit të vazhdueshëm, këshillimit online të bërë me prindin apo ndonjëherë edhe me fëmijën, prapë raporti i mëparshëm ka ndryshuar.

Si mund t’i përballojnë ndryshimet e reja fëmijët me autizëm?

Në të vërtetë, kjo periudhe ka qene e vështirë për të gjithë ne, shume e vështirë edhe për fëmijët me autizem gjithashtu. Ata janë larguar nga orët e tërapisë, kane filluar të kenë një rutine ndryshe nga ajo qe kishin para dhe për pasoje, ka ndikuar pjesërisht edhe në shëndetin e tyre mendor. Por, rikthimi konsiderohet të jetë i vështirë, aq sa edhe i nevojshëm për marrjen e shërbimeve terapeutike. Një pjese e mire e fëmijëve me autizem nuk i kuptojnë për se ndodhen këto ndryshime në jetën dhe rutinën e tyre dhe rikthimi do i’u duket i tillë gjithashtu. E nevojshme është që prindërit dhe terapistët të jenë suport maksimal, sidomos në këtë periudhe. Shumica e fëmijëve kane realizuar terapi në shtëpi , të ofruar nga prindërit e tyre dhe jo terapistët, kështu që do rikthehen në mjedisin e njohur të terapise, me disa kufizime, qe iu duhen bere të qarta pse ndodhin.

A janë larguar ata nga terapisti i tyre dhe sa e vështirë do të jetë për t’u afruar përsëri me ta?

Po, realisht janë larguar. Mund edhe të përballemi me një sfide të re, rivendosjen e raportit mes terapistit dhe fëmijës e kjo nënkupton një angazhim me të madh nga ana e terapistit.

A do të jetë e vështirë të adaptohen me masat jashtë shtëpisë si maskat, distancimi social e të tjera dhe si mund të kujdesen prindërit për këtë gjë.

Logopedisjta Silvana Gjoni

Ne fakt, gjatë programeve qe ju kemi mundësuar prindërve, është përshkruar me shume kujdes edhe pjesa që fëmijës i duhet shpjeguar për se përdoret maska, doreza dhe dezinfektanti. Madje, duke shpresuar që fëmijët të rikthehen sa me shpejt drejt qendrave, shpjegimi i këtyre masave ka filluar që herët. Fëmijët ne terapi nuk do përdorin maska dhe doreza, por do lajmë duart(diçka normale), distancimin duhet ta mbajë terapisti, sepse ne kemi përballë një fëmijë, sidomos një fëmijë me autizem. Prindërit janë angazhuar maksimalisht dhe nuk kam fjalë për ti falënderuar, sepse jua kane shpjeguar arsyen e vendosjes se maskës dhe masave të tjera mbrojtëse. Kështu, bazuar në rastet e fëmijëve që janë paraqitur deri tani në klinikën time, nuk kemi hasur probleme apo frike të fëmijëve ndaj këtyre masave.

A është në një farë mënyre dalja nga karantina, një "ilaç" për këta fëmijë?

Faktikisht, për secilin prej nesh besoj. Është një kohe e gjatë që ne qëndrojmë ne shtëpi dhe dalja do jetë pozitive, sidomos për këta fëmijë, për të cilët hapësira e veprimit dhe daljet shmangin stresin e këtyre ditëve dhe regresin e mundshëm. Ata kane pasur ne fakt, një leje të posaçme për të dale pas orës 17:30, ç’ka ka bere të mundur qe të mos humbasë liria e tyre, me aq sa është e mundur.

Çfarë u këshillon prindërve për këtë fazë tjetër?

Ajo që në përgjithësi ju këshilloj, është të bëjnë durim. Edhe nëse fëmija juaj e ka të vështirë ri adaptimin me rutinën e re, rikthimin ne terapi dhe një pjese të aktiviteteve, bëni durim. Gjithçka do kohen e vet për secilin nga ne. Të gjithë kemi pasur sfidat tona gjatë kësaj periudhe, prandaj rikthimi do jetë aq sa pozitiv edhe i vështirë. Në ketë faze, prindërit duhet t’ju japin fëmijëve të njëjtën përkujdesje dhe dashuri, që e bëjnë me se miri. Gjithçka tjetër, do ndodhe natyrshëm me kalimin e kohës dhe mësimin me situatën e re. Mbani mend, ne jemi të fortë dhe mund t’ja dalim!

*Ky material nuk lejohet të kopjohet apo riprodhohet pa miratimin e Gazetës “Si”. Ai është pronë intelektuale e gazetasi.al dhe si i tillë mbrohet nga ligji.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë