Keshilla

Si ta ndihmoj vajzën të formojë shoqërinë e saj?

Vajza ime është në klasën shtatë dhe është një fëmijë shumë i afruar e i qeshur me të gjithë, por ajo nuk arrin të ketë shoqe të ngushta. Gjatë gjithë kohës që nga shkolla fillore ka marrë pjesë në projekte të ndryshme dhe në aktivitete shkollore, por pavarësisht kësaj, ajo kurrë nuk ka arritur të ketë një “shoqe të ngushtë”. Shpeshherë ajo ndjehet sikur është e padenjë për shoqet e saj dhe ndjehet sikur nuk mund të flasë me ta, pasi nuk e marrin seriozisht. E inkurajoj të rrijë afër me shokët e shkollës, por ka shumë kohë që nuk ndjehet komode. Si ta ndihmoj në këtë periudhë të vështirë?

Gjëja e parë që pyeta veten kur lexova këtë letër është se “Kush po kalon një periudhë të vështirë, ju apo vajza juaj?”

Ende nuk kam takuar një prind që ka vënë re problemet, që mund të ketë fëmija i tyre me miqtë e saj. Në këtë pjesë, unë thjesht nuk jam e sigurt se ku fillojnë problemet e saj dhe ku mbarojnë ndjenjat tuaja. Kur dëgjoj se një fëmijët është i vetmuar, përpiqem ta kuptoj se si është ky fëmijë në disa aspekte. Si për shembull, cili është temperamenti i fëmijës, a ka ky fëmijë miqësi të shumta, apo sa shok preferon të ketë. Është e rëndësishme se si mund të kuptojmë mendjen e një fëmijë introvert dhe unë do të sugjeroja, këshillat në librat e Susan Kainit për këtë temë.

Gjëja e dytë që shikoj në përshkrimin tuaj, është se fëmija juaj është i përfshirë në  aktivitete të ndryshme. Dhe kjo tregon se vajza juaj është e aftë për të pasur shok, pasi kjo do të thotë që ajo vazhdimisht bashkëvepron me bashkëmoshatarët e saj. Diçka e mirë është që vajza juaj nuk ka turp për t’iu afruar  bashkëmoshatarëve të saj. Ajo është e prirur të bëjë miq, por ndërkohë ajo ka nevojë se çfarë duhet të bisedojë me miqtë e saj dhe mënyrën se si do t’ia thotë atë që mendon. Në asnjë rrethanë vajza juaj nuk duhet të ndjehet si dikush tjetër, por mund ta ndihmoni me disa mënyra se si të krijojë shoqëri. Për shembull të organizoni festa në shtëpi për të he shoqet e saj. T’i thoni që të ftojë shoqet për të parë një film së bashku. Megjithatë mos merrni gjithçka si të mirëqenë, pasi në  këtë shoqëri moderne, gjërat ndryshojnë shumë shpejtë dhe shoqëria e vajzës tuaj, njëjtë si komunikimi i saj mund të ndryshojë nga dita në ditë.  

Fillimisht vendi më i sigurt për vajzën tuaj si emocionalisht dhe fizikisht është në shtëpi. Mos lejoni që ajo të shihni se jeni në panik në lidhje me këtë çështje, pasi nëse ajo shikon se ju jeni të shqetësuar për këtë gjë mund të humbi besimin tek vetja. Mbi të gjitha,  mos u mërzisni, qëndroni pozitiv dhe paçi fat./The Washington Post/

 

Më Shumë