Keshilla

‘Si shkoi shkolla?’… Kjo nuk është pyetja e duhur për t’u bërë fëmijëve

"Si shkoi shkolla?" dhe "Si ishte dita jote?" nuk janë pyetjet më të mira për t'u bërë fëmijëve pas një dite në shkollë, sipas psikologëve.

“Si ishte dita jote?” mund të nënkuptojë 100 gjëra”, thotë Linda Papadopoulos, psikologe dhe autore librash.

Ajo thotë se këto lloj pyetjesh mund të marrin një përgjigje shumë të thjeshtë dhe kalimtare si “Mirë”.

“Shumica e të rriturve duan thjesht të pushojnë pas punës e fëmijët janë njësoj”, thotë psikologia e fëmijëve Martha Deiros Collado. Sipas saj, edhe mendja e fëmijëve ka nevojë për një pushim dhe shpesh fokusi i tyre kryesor është te ushqimi, argëtimi, loja dhe pushimi.

Deiros Collado, psikologe dhe autore librash për fëmijë thotë se “prindërit shpesh harrojnë se u bëhet e njëjta pyetje si fëmijëve dhe përgjigja e tyre është e njëjtë sepse nuk duan të flasin më gjatë”.

Collado thotë se pyetje të tilla mund të bëhen një zakon që i bën fëmijët dembelë në përgjigje dhe nuk krijojnë asnjë lloj lidhje midis prindërve dhe fëmijëve.

Çfarë të thuash menjëherë pas shkollës

“Jini të durueshëm dhe prisni derisa fëmija juaj të jetë gati të flasë”, thotë Collado.

Nga ana tjetër, përqendrohuni në atë moment se si ndihet kur e shihni përsëri fëmijën tuaj në fund të ditës, për shembull duke thënë: 'Jam shumë i/e lumtur që të shoh.'

Vini re nëse fëmija juaj po del nga shkolla i ngarkuar me emocione dhe i tërhequr, ose gjithë buzëqeshje,” shtoi Collado.

Mundohuni t'i "emërtoni" emocionet e tyre kur i shihni.

Përshembull, mund të thoni: “Dukesh shumë e lumtur! Diçka argëtuese duhet të ketë ndodhur sot.’ Shihni nëse kjo e ndihmon fëmijën tuaj të hapet. Provat neuroshkencore tregojnë se emërtimi i një emocioni mund të ndihmojë në qetësimin e trupit. Vetëm kur fëmijët janë të qetë dhe nevojat e tyre themelore plotësohen, ata mund të zhvillojnë një bisedë kuptimplotë”, thotë Collado.

Kur të flisni me fëmijën

"Koha është gjithçka," sipas Papadopoulos. Në vend që t'i pyesni për ditën e tyre sapo të hipin në makinë, prisni derisa të jenë në një humor më të qetë.

“Përpara gjumit, fëmijët janë më të relaksuar. Ndonjëherë kjo nevojë për t'u qetësuar para gjumit është një shans i shkëlqyeshëm për të folur, veçanërisht nëse jeni shtrirë pranë tyre, në vend që të flisni ballë për ballë që shpesh nuk është e rehatshme për fëmijët”, tha ajo.

Me fëmijët më të vegjël, përfshirja në një aktivitet mund të jetë një mënyrë për të filluar një bisedë.

Nxirrni pak plastelinë, një libër për të ngjyrosur ose një enigmë, dhe më pas filloni bisedën me fëmijën.

“Nëse ajo që dëshironi është të dëgjoni për ditën e fëmijës tuaj dhe të lidheni me të, mendoni si për vete. Flisni njësoj siç do të donit të fliste dikush me ju”, shtoi ajo.

Papadopoulos rekomandoi gjithashtu këtë qasje. Mund të thuash: “Më ka marrë malli sot. Kur shkova në punë, ishte vërtet qesharake, dikush solli një tortë dhe ishte shija ime e preferuar'… Kjo ide e ndarjes është shpesh kritike për t'i ndihmuar ata të hapen gjithashtu,” tha ajo.

Flisni për diçka reale, diçka që ju ka bërë të qeshni, ju ka befasuar, ju ka kujtuar dikë me të cilin keni folur, çfarë keni ngrënë për drekë, si jeni ndjerë sot… Ndarja e ditës suaj bën që fëmijët tuaj të dëshirojnë të ndajnë ditën e tyre,” tha Collado.

Shmangni fillimin e pyetjeve që kërkojnë vetëm një përgjigje "po" ose "jo", ose "pse", e cila mund të marrë një "nuk e di".

Është gjithashtu e rëndësishme të flisni për emocionet, pasi ato mund t'ju "tregojnë një anë tjetër të ditës së fëmijës suaj".

Për shembull, mund të pyesni:

“Je ndjerë i trishtuar sot? Çfarë ndodhi?”

"Cila ishte diçka që ishte e vështirë për ty, por ti e bëre gjithsesi?"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë