Biznes

Si paguhet TVSH-ja për xhiron vjetore 2-5 mln lekë

Nëse je person fizik me xhiro vjetore të biznesit  2 deri në 5 milion lekë, je subjekt i TVSH-së.

 Si rrejdhojë, sipas tatimeve ke detyrime për të deklaruar dhe paguar TVSH-në; Kontributet e Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore; Tatimin mbi të Ardhurat nga Punësimi dhe Tatimin në Burim (nëse i ke si përgjegjësi tatimore) si dhe ke detyrimin për të deklaruar Tatimin e Thjeshtuar mbi Fitimin. Tatimi i Thjeshtuar mbi Fitimin është me shkallë 0%.

https://www.youtube.com/watch?v=jc9K61thMGA

Person Fizik quhet një individ që kërkon të ushtrojë një aktivitet tregtar të pavarur dhe është i vetëpunësuar, i vetëm dhe/ose me punëmarrës anëtarë të papaguar të familjes dhe persona të tjerë. Personi fizik regjistrohet si i tillë në Qendrën Kombëtare të Biznesit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë