Keshilla

Si nuk duhet të kërkosh ndihmë

Nga Heidi Grant - Të kërkosh ndihmë nuk ka të bëjë vetëm me ato që thua dhe bën. Ka të bëjë edhe me atë që nuk thua dhe nuk bën. Në hulumtimet e mia, kam zbuluar se ka gjëra specifike që mund të thuash dhe që mund të të dëmtojnë vërtet. Këtu janë 4 nga mënyrat më të zakonshme që njerëzit me qëllim të mirë i thonë dhe bëjnë por që në fund i dëmton.

Mënyra e parë e gabuar: Theksimi se sa personi tjetër do të gëzohet ndërkohë që të ndihmon.

"Do ta dashuroni! Do të jetë shumë argëtuese!" Një nga bashkëpunëtorët e mi ka një mik i cili e ka zakon të shprehë kërkesat në këtë mënyrë. “Mund të më ndihmosh të lyej shtëpinë. Në fund do të bëjmë nju festë të vogël dhe të kalojmë bukur.” mund të thotë ajo.

Mos u përpiqni kurrë të bindni në mënyrë të qartë dikë që do ose nuk do t’ju ndihmojë. Duke ju kujtuar njerëzve ngjarje të tjera që mund të ndodhin mbasi të ndihmojnë, ju “heq” gëzimin nga ndihma. Së pari, ajo pjesa e dytë bëhet më e rëndësishme dhe kjo duket sikur po ju tregon atyre si ndihen, diçka që është në dorën e tyre të vendosin.

Është në rregull që ju të vini në dukje përfitimet e ndihmës por duhet të keni kujdes që të mos e ngatërroni atë me egoizmin sepse kjo e bën manipulimin tuaj të dukshëm.

Mënyra e dytë e gabuar: Portretizimi i ndihmës që ju nevojitet si një favor i vogël, i parëndësishëm

Një taktikë e zakonshme është të portretizojmë ndihmën që na duhet si një gjë e papërfillshme, që nuk mund të shihet si ndihmë.  Pra, shumë njerëz mund të theksojnë se sa pak kohë do të duhet por që, duke minimizuar kërkesën, gjithashtu minimizojmë ndihmën e personit tjetër dhe minimizojmë çdo ndjenjë të ngrohtë që ndihma mund të ketë gjeneruar në to. Ekziston gjithashtu rreziku që ne kemi llogaritur keq madhësinë e favorit tonë, veçanërisht nëse nuk e dini se sa “ndihmë” e shikon personi në fjalë.

Për shembull, redaktori im i librit herë pas here merr një email nga një mik i vjetër që i kërkon asaj të hedh një vështrim në shkrimet e tij. Zakonisht e trajton si një kërkesë të vogël, siç është, "Unë mendoj se është shumë në rregull por gjithsesi shikoje njëherë.”

Pastaj, kur ai e hap materialin, artikulli është pa dyshim me 6000 fjalë.

Kjo sjellje nuk vjen nga njerëzit egoist. Janë thjesht njerëz që nuk e mendojnë gjatë. Ju nuk keni ide për orët që kërkon puna që ju po kërkoni. Ajo që jeni duke bërë pa dashje është të mendosh se puna që personi tjetër bën është e lehtë, e shpejtë, e parëndësishme dhe jo shumë e rëndësishme dhe kjo nuk është një mënyrë e shkëlqyeshme për të kërkuar ndihmë.

Të gjithë punojnë me njerëz që nuk e dinë sa kohë ju duhet për të bër diçka dhe duke jua bërë punën të parëndësishme, me shumë mundësi nuk janë më të gatshëm për të ndihmuar.

Mënyra e tretë e gabuar: Duke ju kujtuar njerëzve që ju detyrohen

“Mos harro se të kam ndihmuar dhe unë njëherë.”

Meqenëse kërkimi i ndihmës i bën njerëzit të ndjehen “të dobët”, mund të tundohen të kujtojnë ndihmën në të kaluarën. Kjo pjesë lidhet shumë dhe më ngathtësinë pasi kur një person e merr përsipër duke bërë diçka pa dëshirë por thjesht sepse ka një borxh për të larë apo është i detyruar në rrethana të tjera, nuk ka shumë dëshirë për të punuar dhe nuk bën më të mirën e tij.

Ndërsa reciprociteti i bën njerëzit më të prirur të thonë "po", kjo gjithashtu i bën të ndihen të kontrolluar, gjë që heq kënaqësinë e ndihmës. Reciprociteti funksionon më mirë kur veprimet e ndihmës janë afërsisht të barabarta.

Kur jeni duke kërkuar një favor, duhet të përpiqeni të përdorni një nga llojet specifike të reciprocitetit që psikologët kanë identifikuar si: personale, relacionale ose kolektive.

Përfundimi i reciprocitetit është kjo: Nëse duhet të kujtoni dikë që ju kanë borxh, ka shumë të ngjarë që ata të mos e ndiejnë atë. “Kujtimi” se ju detyrohen një favor e bën personin tjetër të ndjehet sikur po përpiqeni t'i kontrolloni,  gjë që, është e vërtetë.

Mënyra e katërt e gabuar: Të flasësh se sa do të të përfitojë ndihma e tyre

Të gjithë e dimë se duhet të shprehim mirënjohje dhe vlerësim për ndihmën e njerëzve të tjerë. Megjithatë, shumë prej nesh shpesh bëjnë një gabim kritik kur e bëjnë këtë: Ne përqendrohemi në mënyrën se si ndihemi, sa të lumtur jemi, si kemi përfituar nga ndihma në vend që të përqendrohemi te personi përballë.

Studiueset Sara Algoe, Laura Kurtz dhe Nicole Hilaire në Universitetin e Karolinës së Veriut dalluan midis dy llojeve të shprehjeve të mirënjohjes: "lavdërimi i tjetrit", duke pranuar dhe vërtetuar karakterin ose aftësitë e personit që ndihmon dhe "përfitimi i vetes” që përfshin njerëzit që tregojnë sa të lumtur janë pasi janë ndihmuar.

Në një studim, ata vëzhguan çifte duke i shprehur mirënjohje njëri-tjetrit për diçka që partneri i tyre kishte bërë kohët e fundit për ta. Shprehjet e tyre ishin të koduara si lavdërimi i tjetrit ose përfitime vetjake.

Studiuesit zbuluan se mirënjohja ndaj të tjerëve ishte e lidhur ngushtë me perceptimin e përgjegjshmërisë, emocioneve pozitive dhe dashurisë, përfitimi vetjak nuk ishte.

Qeniet njerëzore janë, më shpesh sesa jo, egocentrike nga natyra. Të gjithë kanë një tendencë të flasin për veten, edhe kur duhet të mendojnë dhe flasin për të tjerët. Natyrisht, kur marrin mbështetje, duan të flasin për atë se si i bëri të ndihen dhe ne supozojnë se kjo është ajo që personi që jem ndihmën do të dëgjojë, se ata po ndihmonin për të bërë të lumtur kështu që ata duan të dëgjojnë se sa të lumtur janë njerëzit që ndihmojnë. Ky supozim nuk është mjaft i duhur.

Njerëzit duan të ndihmojnë sepse duan të jenë njerëz të mirë dhe këtë nuk e shohin në momentin që personi përballë vetëm shikon veten. /Përktheu: Gazeta "Si"

*Haidi Grant është një psikologe sociale e cila hulumton, shkruan dhe flet për shkencën e udhëheqjes dhe motivimit në TED.  


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë