Ka ndodhur

Si ndodhi plagosja e rojës së parcelave me kanabis në Cakran, çfarë u zbulua në pyllin e fshatit

Greseld Shpataraku, 29-vjeçari i cili ruante një parcelë hashashi në vendin e quajtur pylli i fshatit Gjorgoz, nuk pranoi të dorëzohej kur policia e pikasi në parcelë.

SHÇBA ka reaguar pas incidentit që përfshiu rojën e parcelës së hashashit me efektivët në Njësinë Administrative të Cakranit, në Fier.

Ai përkundrazi mbushi kallashnikovin dhe kërcënoi të hapte zjarr ndaj bluve, të cilët iu përgjigjën me të shtëna, të cilat e plagosën në shpatull.

SHÇBA, thotë se në lidhje me ngjarjen e mësipërme, u arrestua në flagrancë shtetasi G.Sh., 29 vjeç, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Mbajta pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Mosbindjes ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Gjithashtu, në lidhje me këtë ngjarje u shpall në kërkim bashkautori tjetër, i cili ka mundur të largohej nga vendi i ngjarjes, shtetasi A.R., 23 vjeç, banues në Patos.

SHÇBA thekson se nga hetimet paraprake të kryera në vendngjarje dhe nga deklaratat e dëshmitarëve, u arrit në përfundimin se veprimet e punonjësve të policisë klasifikohen si të rregullta juridikisht dhe në përputhje me procedurat standarde të përdorimit të armës, duke qenë tërësisht në kushtet e mbrojtjes së nevojshme.

Në vendngjarje u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

1 automatik me dy krehra të lidhur me natriban, të mbushur me nga 30 fishekë secili. Automatiku në vendngjarje u gjet në gjendje të gatshme për të realizuar qitjen;

rreth 180 fishekë me pako të cilat u gjetën në çadrën e vendstrehimit;

çadër strehimi i tipit alpin me tesha për fjetje dhe ushqime.

rreth 270 gota të mbjella me fidanë të bimës Kanabis Sativa, dhe dy parcela me 23 bimë të mbjella në tokë;

1 telefon celular.

Mëngjesin e të martës, Greseld Shpataraku, është dërguar nga Fieri në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës, pas plagosjes me armë zjarri në pjesën e shpatullës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë