Ka ndodhur

Po ruante drogën në pyll, policia e plagos pasi u kërcënua me armë

Një person, i cili po ruante me kallash fidanët e kanabisit që kishte kultivuar në fshatin Gjorgoz të Fierit, ka mbetur i plagosur, pasi u qëllua nga policia për ta neutralizuar, ndërsa tentoi t'i qëllonte ata me armë.

Policia i ka bërë thirrje personit që të hidhte armën dhe mos të lëvizte, por shtetasi ende i paidentifikuar nuk i është bindur urdhrit dhe ka drejtuar armën e zjarrit nga efektivët, duke e mbushur atë me qëllim që të qëllonte në drejtim të tyre.

Efektivët më pas kanë ndërhyrë për ta neutralizuar dhe për pasojë shtetasi ka mbetur i plagosur, për momentin jashtë rrezikut për jetën.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, rezultoi se në afërsi të vendit ku u konstatua shtetasi me armë, kishte dhe fidanë kanabis sativa të kultivuar në kubikë. 

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar edhe arma e zjarrit kallashnikov.

Në drejtim të vendngjarjes ka shkuar grupi hetimor, i cili në bashkëpunim edhe me SHÇBA, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë