Keshilla

Si ndikojnë filmat në karakterin e fëmijëve tuaj

Nga Caroline Knorr- A ka kërkuar ndonjëherë fëmija juaj të ushqehet si Alvin tek filmi Chipmunks? Apo të kërkojë të dalë me shoqet e saj siç bëjnë kukullat Bratz? Mos u shqetësoni, fëmijët mësojnë cdo lloj gjëje nga filmat. Gjithashtu, ata mund të kuptojnë me lehtësi mesazhet pozitive. Diçka e vështirë është gjetja e filmave që do të i'u mësojnë gjërat e duhura fëmijëve tuaj.
Shumë filma për fëmijë tregojnë vlera njerëzorë që duhet t'i mësojë çdo fëmije, si mirënjohja, respekti dhe dashuria për të afërmit dhe shokët. Ndërsa për sa i përket mënyrës se si i kuptojnë fëmiëjt mesazhet e mira, nuk duhet të shqetësoheni sepse edhe filmat janë të thjeshtë, por edhe fëmijët në kohën digjitale janë shumë të zgjuar.
Diçka tepër e rëndësishme është që filmat të zgjidhen sipas moshës dhe ju mund të përforconi idetë e filmave edhe më shumë, duke iu folur rreth tyre fëmijëve, ose duke iu bërë pyetje të ndryshme për të kuptuar sa janë informuar nga filmi. Këto këshilla, mund t'ju ndihmojë të zgjidhni filma që do t'i ndihmojnë fëmiëjt tuaj të në formimin e karakterit.

Disa nga filmat që sugjerohen nga ekspertët janë:
Për fëmijët e vegjël (mosha 2-7).
-Ditari i dashur memec.
-Indiani në dollap.
-Zonja Boronica.
Për fëmijët e mëdhenj (mosha 8-9).
-Përralla e Princeshës Kaguya.
-Historia e Pafund.
-Charlie dhe Fabrika e çokollatës (2005).
Për adoleshentët (mosha 10 vjeç e lart).
-Mcfarland USA
-Ai më thirri mua Malala
-Ura e Spiunëve


*Caroline Knorr është redaktore e shkrimeve të prindërimit në"Common Sense Media". Një organizatë jofitimprurëse, që ka për qëllim t'i tregojë prindërve dhe fëmijëve për botën e teknologjisë./The Washington Post/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë