Keshilla

Si mund t’i ndihmoni të moshuarit dhe njerëzit në nevojë gjatë izolimit

Në këto kohë të gjithë jemi të detyruar të qëndrojmë në shtëpi dhe duhet të dalim vetëm për të marrë ushqime dhe ilaçe. Të moshuarit janë ata që duhet t’i ndjekin më së shumti këto rregulla janë të moshuarit, por për ta është shumë vështirë sepse ka shumë që janë të vetmuar dhe kjo kohë mund të ndikojë për keq tek ta.
Edhe pse ka shumë grupe vullnetarësh që janë në dispozicion të tyre, prapë nuk janë të mjaftueshme të gjitha hapat e ndërmarra. Po për shëndetin e tyre mendor, çfarë është menduar të bëhet?
Përpos ushqimeve dhe ilaçeve, të moshuarit nuk duhet të ndjejnë as presionin e vetmisë gjatë këtyre ditëve.
Sigurohuni që fqinjët tuaj të moshuar të kenë gjithçka që u nevojitet
Caroline Abrahams, drejtoreshe e organizatës jofitimprurëse Age UK, thotë se ka disa hapa të thjeshtë që mund të ndërmarrim të gjithë, por që und të bëjnë një ndryshim të madh për të gjithë të moshuarit dhe ata që e kanë të pamundur t’i shërbejnë vetes.
Abrahams rekomandon të siguroheni që ata përreth jush, fqinjët ose anëtarët e moshuar të familjes të kenë gjithçka që u nevojitet ndërkohë që nuk mund të dalin nga shtëpia.
“Blerja e ushqimeve dhe ilaçeve mund të jetë një ndihmë e madhe,”tha ajo.
Një zëdhënës i fushatave të kujdesit ndaj të moshuarve për të mos u ndjerë të vetmuar tha se mund të përdorni një aplikacion Nextdoor për të parë nëse fqinjët tuaj kanë nevojë për ndihmë.
“Nëse shqetësoheni për transmetimin e virusit, mund të lini çantat në pragun e derës,” këshillojnë ekspertët.

Inkurajoni metodat digjitale të komunikimit
Megjithëse rregullat e qeverisë mund të nënkuptojnë më pak ndërveprim ballë për ballë me njerëzit, është thelbësore që të mos shkëputemi nga shoqëria. Abrahams thotë se kjo është veçanërisht e rëndësishme për njerëzit e moshuar që mund të mos jenë shumë të informuar mbi teknologjinë.
“Është gjithashtu koha të mendojmë disa mënyra që njerëzit të qëndrojnë në kontakt me njëri-tjetrin dhe të jenë të inkurajuar. Tani është më e rëndësishme se kurrë të qëndroni në kontakt me njerëzit,” shprehet ajo.
Inkurajoni aktivitetin dhe lëvizjen
Abrahams thotë se rreziku për njerëzit e moshuar për të qëndruar brenda nuk ka të bëjë vetëm me shëndetin e tyre mendor, por edhe një zvogëlim aktivitetit të tyre, i cili mund të jetë i dëmshëm edhe për mirëqenien e tyre fizike. Ekspertja këshillon t’i inkurajoni ata të jenë aktiv fizikisht.
Shpenzoni kohën tuaj nëse mundeni
Ndërsa shpërthimi vazhdon, ata që nuk u kërkohet të izolohen plotësisht, mund të kërkojnë disa mënyra për t’i ndihmuar fizikisht.
Ju mund të regjistroheni për të ndihmuar me aktivitete të ndryshme këta persona. Nëse keni bërë një kontroll shëndetësor të detajuar dhe nuk paraqesin rrezik për ta, mund t’i ndihmoni pasi të jeni të pajisur me të gjitha masat mbrojtëse.
Emma Revie, shefi ekzekutiv i Trussell Trust, një organizatë joqeveritare gjithashtu ka inkurajuar njerëzit të bëhen vullnetarë për përkujdesjen e shtresave vunerabël .
Dhuroni ushqime dhe produkte sanitare
Megjithëse bota po përjeton një ngërç masiv për blerjen e ushqimeve dhe dizifektantëve dhe në mes këtij paniku të madh, ju mund të kontribuoni duke dhuruar falas ushqime dhe produkte sanitare për personat vunerable që keni afër. Revie thotë se megjithëse nuk kanë dëgjuar për ndonjë bankë ushqimore në rrjetin Trussell Trust, plotësisht duke u mbaruar nga ushqimi, ata kanë nevojë për ndihmë.
Dhuroni atë që mundeni për bamirësi
Allison Swaine-Hughes, drejtor i shitjes me pakicë në Fondacionin Britanik të Zemrës, thotë se dhurimet janë jetike për bamirësit.
"Pa këtë bujari, ne nuk do të jemi në gjendje të financojmë hulumtimin e sëmundjeve të zemrës dhe qarkullimit të sëmundjeve që ndihmojnë miliona njerëz çdo vit,” shtoi ai.
Mos përhapni panik në internet
Tani të gjithë do të kalojmë më shumë kohë në internet dhe do të komunikojmë në mënyrë digjitale, kështu që është më e rëndësishme që të mos përhapim panik tek këto grupe me informacione të pa sakta. Ekspertet, thonë se duhet të ofroni ndihmë dhe këshilla kur mundeni dhe të mundoheni të mos krijoni shqetësime dhe panik. /The Independent


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë