Keshilla

Si mund të blej ushqime pa pasur frikë nga Covid-19?

Koronavirusi na ka futur në një botë që nuk e njohim. Duhet të qëndrojmë të mbyllur dhe kjo ishte diçka e paimagjinueshme për shumë njerëz.
Shumica prej nesh dalin nga shtëpia vetëm për të blerë ushqime, edhe pse shumë qeveri kanë rekomanduar blerjen online. Por paniku i virusit të ri i ka bërë njerëzit të ndjejnë panik edhe kur shkojnë në dyqane.
Cili është rreziku nëpër dyqane?
Koronavirusi përhapet kur një person i infektuar kollitet ose teshtin dhe spërklat i kalon në ajër. Këto mund të shkaktojnë infeksionin tek një njeri tjetër nëse merr frymë ose prek një sipërfaqe ku virusi mund të ketë qëndruar. Kështu që bërja e blerjeve dhe kontakti me njerëzit e tjerë në supermarket mund të përbëjë një rrezik të madh.
Kjo është arsyeja pse distanca sociale është kaq e rëndësishme dhe shumë dyqane po e zbatojnë atë.
"Supermarketet mund të ofrojnë një "mjedis ideal" për transferimin e virusit. Shumë njerëz janë duke prekur dhe zëvendësuar artikujt, prekin kartat e kreditit, paratë, faturat e të tjera," thotë Sally Bloomfield, pedagoge në Shkollën e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër.

Ajo shpjegon se ka mënyra për të kompensuar këto rreziqe.
- Lani duart për 20 sekonda me sapun dhe ujë, ose përdorni dizifektant me bazë alkooli para dhe pas blerjes
- Mendoni sikur çdo sipërfaqe përmban virusin, që do të thotë të shmangni prekjen e fytyrës pasi të keni prekur një sërë artikujsh.
- Përpiquni të përdorni mënyra pagese pa kontakte të drejtpërdrejta.
Ndërsa për sa i përket vetë ushqimeve, eksperti thotë se deri më tani nuk ka asnjë provë që COVID-19, të transmetohet përmes ushqimit dhe sipas Agjencisë së Standardeve të Ushqimit në Mbretërinë e Bashkuar, temperaturat e larta kur një produkt gatuhet largojnë çdo bakter apo virus. Por për Bloomfield, rreziku kryesor është paketimi i produkteve, pasi mund të jetë prekur nga shumë njerëz.
Gjithsesi, ekspertja ka disa këshilla edhe për këtë pjesë.
"Për produktet e paketuara prisni 72 orë për t'i përdorur, ose hidhni mbi paketim dizifektantë duke u kujdesur që të mos dështosh ushqimin që përmban paketimi. Ndërsa, perimet dhe frutat lajini mirë me ujë të bollshëm dhe lërini të thahen," shprehet Bloomfield.

Sa të sigurta janë dërgesat në shtëpi?
Blerjet online, sipas ekspertëve janë më pak të rrezikshme se sa blerja në supermarket. Rreziku më i madh i mundshëm është kontaminimi i paketimit ose i postierit, gjë që nuk krahasohet me infektimin e një grupi të madh njerëzish. Ekspertja për sigurinë e ushqimit Lisa Ackerley, sugjeron që të shkruani një shënim në derën tuaj, ku t'i shpjegojë postierit që të lejë pakon tek dera dhe të bëjë disa hapa mbrapa, në mënyrë që të mos keni kontakt të afër.
Po personat që janë pjesë e rrjeteve të vullnetarëve që dalin për të ndihmuar njerëzit e prekur dhe të moshuar në vend?
Për të hequr çdo frikë nga virusi që është në sipërfaqe, James Gill, pedagog në Shkollën Mjekësore Warwick, këshillon se dizifektimi i sipërfaqeve dhe duarve me një dizifektant që përmban alkool, do t'ju bëjë më të sigurt ndaj virusit. Alison Sinclair, një ekspert i virologjisë nga universiteti Sussex, tregon se është më e sigurt blerja online. Ndër të tjera, ekspertët këshillojnë që të përdoren qeset plastike sa më pak gjate kësaj pandemie, pasi siç e dimë tashmë virusi qëndron për 72 orë në plastikë.
Po për sa i përket ushqimeve të gatshme?
Shumë restorante janë prek kohësh në treg dhe nëse kanë shumë kohë në treg do të thotë se janë të zhvilluara dhe kanë një kuzhinë me standardet e duhura higjienike, kështu që ekspertët mendojnë se rreziku do të ishte shumë i paktë.
Bloomfield tregon se rreziku i kontaminimit të paketimit mund të minimizohet, duke e vendosur ushqimin në një pjatë të pastër dhe duke larë duart përpara se ta konsumoni.
"Konsumojeni ushqimin tuaj me lugë ose pirun dhe jo me gishta. Për të qenë më të sigurt porosisni ushqime të gatuara në moment të cilat mund edhe t'i ngrohni. Për shembull, nëse merri një picë, përpara se ta konsumoni vendoseni në mikrovalë për ta ngrohur, për të qenë më të sigurt," shpjegon Bloomfield. /BCC


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë