Keshilla

Si mund ta inkurajoj fëmijën tim që të jetë më i shoqërueshëm dhe miqësor?

Nga Emily Edlynn- Pyetje: Vajza ime më përpara mezi priste të dilte në park, ndërsa kur filloi kopshtin nuk do të luaj me fëmijë. Gjithashtu përpiqet t’i shmangë ata. Shpesh kjo më bën ta shtyj atë të pyesë. “A mund të luaj unë me ty?” Nuk ka qenë kështu më përpara. Shkova dhe pyeta edukatoren e saj por nuk më dha ndonjë detaj shqetësues për të. Dua ta mësoj të jetë më e shoqërueshme por si mund ta bëj këtë?

Përgjigje: Mbaj mend ditën time të parë të kopshtit në një shkollë të re. Fëmijë të tjerë kërcenin në të gjithë dhomën dhe unë u ula në një vend të qetë dhe rrija e heshtur. Por kjo nuk më ndikoi më pas për të bërë miq. Duket sikur ju vlerësoni miqësitë dhe aftësitë sociale të vajzës suaj dhe shqetësoheni se ndërsa vajza juaj ka ndryshuar, por ajo mund të jetë thjesht duke u përshtatur. Sado e vërtetë që marrëdhëniet shoqërore janë kritike për zhvillimin dhe mirëqenien e çdo fëmije, mënyrat e marrëdhënieve shoqërore, mund të ndryshojnë shumë mes fëmijëve.


Vajza juaj ka bërë së fundmi një nga tranzicionet më të mëdha të fëmijërisë. Nëse ajo ka probleme me përshtatjen me disa pjesë të këtij mjedisi dhe rutinë të re, dije se fëmijët në forma të ndryshme e shfaqin stresin, por ky nuk është rasti.
Nëse vajza juaj është e rezervuar me shokët e saj të klasës këto muajt e parë të kopshtit nuk e përkufizon atë si një introverte apo ekstroverte. Disa fëmijë duan më shumë të vëzhgojnë sesa të bëhen miq menjëherë.
Nxitja e fëmijëve për të luajtur së bashku në këtë moshë është plotësisht e garantuar sepse ata janë të vegjël, por kini kujdes mos t’i detyroni sepse askujt (të vegjël dhe të mëdhenj) nuk i pëlqen kjo gjë. Në vend që ta detyroni të shkojë të luajë, mund t’i thoni me delikatesë “ata fëmijë po luajnë pse nuk shkon edhe ti?” ose “si mendon do të luash me të tjerët?”
Kjo mënyrë për t'i nxitur shoqërinë e saj me fëmijë të tjerë bën që të ndihmoni në ndërtimin e besimit që do të ketë tek vetja. Edhe pse ne flasim shumë se si të jemi trajnerë që po nxisim fëmijët tanë të zhvillojnë aftësi, këshillimi mes njëri-tjetrit na bën më efektivë në vendimmarrje për fëmijët.


*Emily Edlynn, është autore e blogut të prindërimit “Arti dhe Shkenca e mëmësisë”, Ajo është psikologe klinike, e specializuar në punën me fëmijët dhe adoleshentët dhe nënë e tre fëmijëve.
Burimi:Parents/Përshtati:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë