Mjedis

Si i ndihmojnë kërpudhat miqësore pyjet të luftojnë ndryshimet klimatike

Një pyll është shtëpia e miliarda gjallesave, disa prej tyre shumë të vogla për t'u parë me sy të lirë. Së bashku, këto specie kontribuojnë në planetin tonë më shumë sesa mund ta imagjinonin shumica prej nesh.

Ndërsa ne e dimë se pyjet luajnë një rol të madh në luftën kundër ngrohjes globale - duke vepruar si rezervuarë për karbonin. Ajo që është më pak e kuptuar është se si organizmat e vegjël që banojnë të fshehura në tokë, ndihmojnë në mbylljen e emetimeve tona të gazeve serrë.

Pemët në pyjet tona thithin dioksid karboni nga atmosfera ndërsa fotosintezojnë; gjethet e tyre, të fuqizuara nga rrezet e diellit, e shndërrojnë atë dioksid karboni në oksigjen dhe sheqer. 

Ndërsa një pemë rritet, karboni bëhet pjesë e "biomasës" së saj drunore.

Kjo është mënyra se si pemët luftojnë natyrshëm efektin serë që ngroh planetin. Në 20 vitet e fundit, vetëm pylli tropikal i Amazonës vlerësohet të ketë marrë 1.7 miliardë tonë, metrikë dioksid karboni.

Edhe pse pemët nuk veprojnë të izoluara; ata janë të ngatërruar dhe punojnë së bashku, me një komunitet të gjerë kërpudhash në shkallë mikro.

Foto ilustruese-Pyll-Marrë nga BBC.

Një studim i vitit 2016 i udhëhequr nga studiues nga Imperial College London zbuloi se një lloj i veçantë - kërpudhat ektomikorizale - u mundëson pemëve të caktuara të thithin CO2 më shpejt. Ky njihet si "efekti i fekondimit të CO2".

Këto kërpudha jetojnë në sistemin rrënjor të një peme pritës. Në një marrëdhënie simbiotike, kërpudhat ndihmojnë pemën të thithë më shumë ujë, karbon dhe lëndë të tjera ushqyese. Në këmbim, pema siguron ushqim për kërpudhat duke fotosintezuar.

Kërpudhat ektomikorizale janë gjetur gjithashtu se ngadalësojnë procesin e kalbjes; dekompozimi zbërthen gjithë atë karbon të mbyllur dhe e lëshon atë në atmosferë. Pra, kërpudhat, në fakt, kanë dy metoda për të luftuar ngrohjen globale.

Hulumtimet e kryera në mbjelljen e një varieteti të veçantë - kërpudhave mikorizale arbuskulare, ose AMF - në tokë kanë treguar se si mund të ndihmojë jo vetëm në pasurimin e pjellorisë së tokës, por edhe të zvogëlojë nivelet e CO2 në atmosferë.

Përdorimi i këtyre kërpudhave mund të ofrojë gjithashtu një alternativë më të qëndrueshme ndaj plehrave kimikë, të cilët mund të futen dhe të ndotin burimet e ujit aty pranë.

Përfitimet e të ashtuquajturve "biofertilizers", si AMF, kanë rezultuar që tregu global i bioplehrave të arrijë një vlerë prej më shumë se 2 miliardë dollarë.

Burimi:BBC/Përshtati:Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë