Ushqim

Si gatuhet mishi i qingjit? Shkenca zbërthen recetat 4000-vjeçare

Një ekip studiuesish ndërkombëtarë që janë marrë me historinë e kuzhinës, kanë rikthyer recetat më të vjetrat në botë. Udhëzimet për zierjen e mishit të qengjit, janë më shumë se sa ne jemi mësuar ta ziejmë tradicionalisht, vetëm me ujë dhe kripë të imët. Ndoshta, është vështirë ta mësoni tamam recetën, por është e pamundur edhe t’ia kërkoni kuzhinierit që e krijoi, pasi mund të ketë vdekur rreth 4000 vjet më parë.
Por ndryshe nga njerëzit e tjerë, ky ekip studiuesish punuan për të rikrijuar një nga recetat më të vjetra në botë, atë të mishit të qengjit. Sipas tyre edhe kuzhina është një lloj arkeologjie, e shkruar në Koleksionin e Babilonias në universitetin Yale në SHBA për të kuptuar më shumë nga ushqimi.
“Është si të përpiqesh të krijosh një këngë, një notë e vetme mund të bëjë ndryshimin,” tha Gojko Barjamovic, duke treguar një tablo në madhësinë e letrës e cila gjendet në Muzeun e Historisë Natyrore, Yale Peabody.

Bajramoviç, një ekspert i asiatrologjisë (astrologjisë në periudhën e Mesopotamisë), bashkoi disa tablo, për të shqyrtuar recetat. Tre nga tablot datojnë rreth vitit 1730 dhe një nga ato është shkruar rreth 1000 vjet më parë. Të gjitha pllakat janë nga rajoni Mesopotamian, i cili përfshin Babiloninë dhe Asirinë, ku pjesë janë rajonet e Irakut, përfshirë pjesë të Sirisë dhe Turqisë.
Nga tre tabelat më e vjetra dhe më e paprekura është ajo me 25 receta që përmban gjellët me qepë dhe supat e ndryshme, ndërsa dy të tjerat janë receta që udhëzojnë si të gatuash dhe si të servirësh ushqimin, por janë të thyera dhe nuk lexohen shumë mirë. Sfida ishte të zhvishen shtresat e historisë, duke ruajtur gjithashtu origjinalitetin, përpos kufizimeve nga përbërësit modernë.
“Ato nuk janë receta shumë informuese dhe ndoshta kanë vetëm katër rreshta, kështu që do iu duhet të supozoni shumë,” tha Pia Sorensen, një kimiste në universitetin e Harvardit.
Ndërsa Patricia Jurado Gonzales, fizikante po në këtë universitet ka thënë se të gjitha recetat e gatimit, janë të njëjta si sot ashtu edhe 4000 vjet më parë.
“Thelbi i çdo gatimi është një copë mishi. Nga pikëpamja e fizikës procesi është i njëjtë, por ndoshta ka ekzistuar një mënyrë më parë për të gatuar që sot nuk e gjejmë më,” shtoi ajo.

Shkencëtarët përdorën këto receta, duke mos ndryshuar përgatitjet esenciale dhe ata morën me mend sasinë e përbërësve, për të pasur një ushqim të përafërt me recetën shekullore.
Ajo që zbuluan studiuesit tregon se evoluimi i përgatitjes së mishit të qengjit ka nisur nga Iraku. Të tre recetat e shkruara në tabletë, kanë një përbërës të veçantë. Për shembull, “Pashrutum” është një supë që shërben për njerëzit e sëmurë.
“Ekziston një nocion në kuzhinë për këto receta 4000 vjeçare, ku ndahen shija e ushqimeve të huaja dhe ushqimeve që i quajmë tonat. Përgjithësisht ushqimet e huaja nuk na pëlqejnë, deri në momentin që i mësojmë recetën,” thotë Brjamovic.

“Kjo pjatë për shembull i ngjan një byreku me mish,” tha eksperti i kuzhinës irakiane Nawal Nasrahall, hulumtimi i të cilit mbi ushqimet mesjetare arabe ndihmoi, në kuptimin e tablove antike të cilat kanë shërbyer në teknikat e mëvonshme të gatimit nga i njëjti rajon.
“Ne në botën arabe dhe veçanërisht në Irak, krenohemi me ushqimet e mbushura, si dollmat. Ne e kemi trashëguar këtë recetë prej shekujsh dhe të gjithë magjepsen nga gatimet tradicionale,” shtoi ai.
Kjo përgatitje e ushqimit përfshin një sërë erëzash, si shafrani ose koriandri, majdanozi dhe koperi për të zbukuruar pjatat.
“Unë shoh të njëjtën tendencë nga kohërat e lashta e deri më sot për sa i përket gatimit. Ashtu si në kohët e lashta, ne nuk shtojmë thjesht kripë dhe piper të zi, shtojmë një kombinim të erëzave për të forcuar aromën, për të rritur shijen dhe jo vetëm që i shtojmë të gjitha në fillim, por edhe në fazën kur ziejnë,” tha Nasrallah./BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë