Ka ndodhur

Kapet me doza kokaine në xhep, arrestohet 26-vjeçari në Shëngjin (Video)

Gazeta Si- Një 26-vjeçar me inicialet E.B., është arrestuar, pasi u kap me një sasi lënde narkotike kokainë në Shëngjin.

Sipas asaj që njofton policia, i riu, banues në Durrës e kishte siguruar lëndën narkotike me qëllim shitjen në zonën e Shëngjinit.

Ndërkohë nga kontrolli fizik në xhepat e pantallonave të të riut iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një qese me rreth 162 gramë lëndë narkotike kokainë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Lezhë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë