Përgjigja e Angela Merkel ndaj krizës së refugjatëve në Europë ka bërë që udhëheqësja gjermane të njihet në të gjithë botën si Jeanne d'Arc i epokës moderne, një mbrojtëse e guximshme e idealeve perëndimore.
"Kam respekt të pamasë për Angela Merkel- tha ish-zëvëdëspresidenti amerikan Al Gore gjatë një vizite në Berlin gjatë kësaj jave- Unë mendoj se ajo është një udhëheqëse e shquar përballë një sfide shumë të vështirë". Edhe pse kjo është pikëpamja e pjesës më të madhe të Perëndimit, në shtëpi, pikpyetjet rreth lidershipit të saj po bëhen gjithnjë e më të forta. Përtej shqetësimeve të brendshme, aleatët e dikurshëm të Merkelit po ngrejnë një pyetje që konsiderohet si blasfemi nga shumica e estabilishmenit gjerman: A është duke e përçarë Merkel Europën?
"E dashur Angela Merkel, pas gati 13 vjetësh si kancelare, e vetmja gjë që Europa nga fituar nga ty është armiqësia- shkruante Malte Pieper, një korrespondent i televizionit publik gjerman, ARD, në një shkrim që shkaktoi jo pak bujë në Berlin- Të gjitha mbledhjet e fundit e kanë vertetuar këtë. Ndal përçarjen e Europës duke ia liruar karrigen një tjetër kancelari.”
Udhëheqëses gjermane po i jepet ditën e sotme shansi i fundit për t’u vërtetuar kritikëve të saj se e kanë gabim. Takimi i Këshillit Evropian është shansi i fundit i Merkel për t'u kthyer në shtëpi me një marrëveshje mbi refugjatët në xhep, e cila do t’i mundësonte fitoren në zgjedhjet bavareze. Problemi është se Merkel është duke u mbështetur në një argument që po humbet gjithnjë e më shumë llogjikën. Sipas Merkel ajo që është me të vërtetë në rrezik, nuk është politika e refugjatëve në Gjermani, por mbijetesa e BE-së.
"Evropa duhet të qëndrojë e bashkuar- tha ajo këtë muaj në përpjekje për të shmangur sulmet kundër saj- Sidomos tani që Europa është në një pozicion shumë të brishtë, është shumë, shumë e rëndësishme për mua që Gjermania mos të veprojë në mënyrë të njëanshme".
Duke qenë se presioni politik mbi Merkelin është rritur, shumica e estabilishmentit politik dhe mediatik të Gjermanisë është bashkuar me këtë kor. "Ky nuk është një debat për të ardhmen e kancelares, por të ardhmen e Evropës," shkruante redaktori i “Handelsblatt” në një editorial të publikuar gjatë kësaj javë. Sigmar Gabriel, ish kreu i Social Demokratëve dhe një rival i vjetër politik i kancelares mbajti një qendrim të ngjashëm "Unë shpresoj që Angela Merkel të vazhdojë të mbetet kancelare", tha Gabriel, duke paralajmëruar se Europa do të përballej me pasoja të tmerrshme nëse kjo nuk ndodhte. Komente të tilla shpalosin një frikë të jashtëzakonshme në mesin e shumë elitave politike të Berlinit: institucionet demokratike të Gjermanisë nuk janë aq të forta sa ta ruajnë Evropën; vetëm Merkel mundet.
Kancelarja ka të ngjarë të mbizotërojë në përballjen e saj me Bavarinë. Askush, madje as bavarezët, nuk dëshirojë të fajësohen për "shkatërrimin e Evropës".
Ky refleks është një testament për fuqizimin e vazhdueshëm të Merkelit. Pavarësisht pikëpamjejeve të kancelares dhe motiveve të saj, është e vështirë të diskutohet se ajo mund të çojë drejt përçarjes së Evropës, duke e shtyrë kontinentin më pranë greminës se kurrë. Askush nuk duhet të shikojë përtej dy sfidave kryesore me të cilat është përballur Merkel si kancelare, kriza e borxhit të eurozonës dhe fluksi i refugjatëve. Insistimi i Berlinit se Greqia dhe vendet e tjera evropiane që përballen me borxhe, duhen të imponojnë shtrëngime të ashpra financiare mbi popullsinë e tyre, përkeqësuan përçarjen ekonomike brenda eurozonës. Greqia nuk është e vetmja, pasi edhe në Itali, presioni i Brukselit dhe Bankës Qendrore Evropiane për të reformuar ekonominë, erdhi kryesisht nga Berlini. Edhe pse Merkeli e portretizonte Gjermaninë si të vetmen që ofronte ndihmë, shumë evropianë e shihnin kancelaren si arsyen e shumë debateve financiare.
Nëse kriza e eurozonës përçau kontinentin, kriza e refugjatëve shkaktoi një humnerë të vërtetë. Edhe nëse Merkel fiton betejën në Bruksel, lufta mbi politikën e refugjatëve mund të kthehet në një bomerang kundër saj. Këtë herë, Gjermania nuk po ofronte ndihmë, por po kërkonte. Dhe përgjigja nga shumica e pjesës tjetër së Europës ishte më se e qartë: Jo!
Kur Merkel pranoi të merrte mijëra refugjatë të bllokuar në stacionin kryesor të trenave në Hungari në verën e vitit 2015, ajo e shihte atë si një akt humanitar dhe një gjest solidariteti. Plani i saj ishte që vendet e tjera të BE-së do të "bënin pjesën e tyre" dhe do të pranonin disa refugjatë. Kur ata refuzuan, Merkel kërkoi ndihmën e Brukselit për të vendosur një sërë kuotash që do t'i detyronin vendet europiane të pranonin refugjatët. Por edhe kjo dështoi. Ndërkohë që fluksi i refugjatëve në Gjermani arriti nivele rekord, pjesa tjetër e Evropës filloi të bindej edhe më shumë se nuk donin të ishin pjesë e misionit humanitar të Merkelit. Pasi problemet e tyre me refugjatët u shpërfillën prej vitesh nga Berlini, Spanja dhe Italia filluan të ndjeknin gjithnjë e më pak urdhrat e Merkelit. Në Evropën Lindore, vendet me pak përvojë me emigracionin filluan të pyesin veten përse duhet të sakrifikonin homogjenitetin e tyre kulturor për të ndihmuar Kancelaren gjermane.
Përkundrejt nxitjes së unionin evropian, debati mbi kuotat e refugjatëve, ndihmoi në ringjalljen e politikës së identitetit në vende si Hungaria, Austria dhe Italia. Gjatë referendumit të Britanisë së Madhe mbi anëtarësimin në BE në vitin 2016, aktivistët e Brexit-it përdorën imazhet e refugjatëve që shtriheshin në rrugët e Gjermanisë si një shembull për gjithçka që kishte shkuar keq në Europë. Politika e Merkelit mbi refugjatët u kritikua jo vetëm nga partnerët evropianë të Gjermanisë, por edhe nga aleanca e saj politike. Gjatë krizës së eurozonës, Merkel sinjalizoi se sapo të kthehej stabiliteti, ajo do të përqafonte një vizion shumë më të guximshëm të eurozonës duke e vendosur atë në një rrugë drejt integrimit më të madh politik. Shumë në Evropë besonin se një shtytje e tillë ishte mëse e nevojshme, për të siguruar mbijetesën afatgjatë të euros por edhe për të fuqizuar BE-në pas trazirave ekonomike dhe ndarjeve politike. Prandaj, kur Emmanuel Macron u zgjodh president i Francës, të gjjithë i hodhën sytë nga platformat që ai premtonte për reformin e Europës.
Por me afrimin e zgjedhjeve në Bavari, dritarja e mundësisë për reformat e paralajmëruara nga Macron është duke u mbyllur./Politico/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.