Në të shkuarën, një mungesë e transparencës në zinxhirin e furnizimit të kompanisë mund të shihej si një avantazh konkurures. Bizneset dëshironin të mbanin në errësirë informative të dhënat e thelluara në lidhje me furnizuesit dhe prodhuesit.
Nëse askush nuk dinte se nga ku vinin furnizimet, askush nuk mund të krijonte veshje identike. Dhe ky mendim u shtri edhe tek klientët, jashtë syrit do të thotë larg mendjes kur bëhet fjalë për shqetësime rreth burimeve etike dhe prodhimit në industrinë e modës.
Është mëse e qartë se ka pasur një ndryshim në mënyrën se si kompanitë dhe klientët e shohin transparencën. Falë trendit të konsumatorëve dhe kompanive si Better Kinds që fokusohen në decentralizimin e prodhimit, është tashmë një avantazh për gjithësecilin të mësojë se nga vijnë veshjet. Njerëzit gjithmonë e më shumë po kërkojnë transparencë, ndërsa kompanitë si Patagonia dhe Everlane po synojnë të promovojnë qëndrueshmërinë dhe transparencën në zinxhirin e furnizimit si pikë kyçe të biznesit.
Por mbetet shumë punë për t’u bërë. Shumë kompanive veshjesh u mungon etika e zinxhirit të furnizimit, dhe plot 10% e emetimev globale prodhohen vetëm nga industria.
Fatmirësisht, blockchaini ka nisur tashmë të transformojë zinxhirin e furnizimit të veshjeve përmes teknologjisë siç janë gjurmimi dhe menaxhimi i inventarit. Por ashtu si teknologjitë e tjera printim 3D dhe Inteligjenca Artificiale, vazhdojnë të zhvillohen më tej, edhe industria e veshjeve shumë mirë mund të shohë ndryshime të mëdha.
Ja si po përparon industria dhe çfarë pritet më tej:
Teknologjia Blockchain po e transformon tashmë industrinë e veshjeve.
Zgjidhjet që jep blockchain në industri rrjedhin nga aftësia e tij unike për të krijuar një lidhje fizike-digjitale midis mallrave dhe identiteteve të tyre digjitale në një blockchain. Shpesh, një kriptografik vendos vulën ose numrin serial e shërben si identifikues fizik, duke u lidhur përsëri me "binjakun digjital të produktit individual".”
Kjo lidhje ofron mundësi për një zinxhir furnizimi më transparent. Çdo herë që një produkt ndryshon duart, ai ndryshim në kujdestari regjistrohet në blockchain. Mallrat e falsifikuara që mungojnë prej lidhjes fizike-digjitale janë të dukshme, siç është çdo përpjekje për të devijuar mallrat. Zinxhiri i kujdestarisë në blochain siguron një rekord të partisë së fundit për të fituar kujdestarinë e produktit, duke treguar se ku ka rënë produkti i falsifikuar ose që produkti autentik është shmangur.
Transparenca më e madhe në zinxhirët e furnizimit do të krijojë stimuj të rinj për kompanitë që të ndryshojnë mënyrën se si bëjnë biznes dhe madje si e shohin veten si një organizatë.
Kompani si Loomia po punojnë për një zgjidhje për të mbledhur të dhënat e klientëve direct prej vetë tektileve dhe ti regjistrojnë të dhënat në blockchain.
Por me të vërtetë, blockchain është vetëm fillimi. Industria mund të hyjë në një epokë të re me forma shumë të ndryshme të prodhimit dhe të konsumit.
Kompanitë duhet të rishikojnë se si po pozicionohen. Milenials nuk po konsumojnë aq shumë modë të shpejtë, dhe ata tentojnë të mos besojnë në pretendimet e gënjeshtërta sipas tyre të qëndrueshmërisë.
Shumë prej markave janë shfaqur si të dëmshme, jo ekologjikisht miqësore, ose thjesht joetike. Kundërshtimi ndaj modës së shpejtë është evidente në një brez të ri më pak të impresionuar me etiketat dhe të lumtur për të blerë veshje vintage që i kanë rezistuar sprovës së kohës. Dhe kompanitë e veshjeve po fillojnë të mbajnë shënime, në disa raste duke u përpjekur për të transformuar modelet e tyre të biznesit.
Të shohim Nike, për shembull. Ata nuk e shfaqin më veten si një kompani veshjesh. Në vend të kësaj, ata e konsiderojnë veten si një kompani teknologjike që prodhon veshje. Rrobat dhe këpucët e tyre shpesh vijnë të pajisura me sensorë për gjurmimin e shkallës së zemrës, kilometrat e drejtuar ose kalorive të djegura.That’s because data is noë the most compelling business model. And the companies that ëill thrive in the coming years are those that can reinvent themselves to keep up ëith changes in technology and society.
E ardhmja e industrisë është më e madhe se blockchain
Teknologjia Blockchain mund të ndihmojë industrinë përmes zinxhirit të furnizimit, që është një përmirësim i madh në mënyrën se si shumë kompani bëjnë biznes. E ardhmja e industrisë, është më shumë një ndryshim në modelin e biznesit dhe të kulturës së industrisë, nga një zinxhir furnizuesish që vlerëson konsumin, se sa në një zinxhir kërkesash krenare për qëndrueshmërinë.
Gjithçka do jetë lokale
Imagjinoni një konsumator duke ecur në dyqan në kërkim të një t-shirt. Dyqani përmes teknologjisë zgjedh materialin, modelin, edhe markën. Pas një pritjeje të shkurtër, klienti ka në dorë t-shirt-in tamam siç e ka kërkuar.
Në të vërtetë, ky model nuk është aq i përhapur. Teknologjia ekziston tashmë për të filluar duke i mbaruar veshjet shpejt dhe në nivel lokal, dhe kjo nuk do të ndryshojë vetëm mënyrën se si është bërë veshja. Do të ndryshojnë modelet e konsumit dhe sjelljes. Njerëzit do të bëjnë atë që kanë nevojë kur të kenë nevojë.
Brandet duhet të mendohen mirë dhe të pozicionojnë veten e tyre për tu integruar me teknologjinë. Ka lindur nevoja që ato tu përgjigjen pyetjeve thelbësore në lidhje me ekzistencën e tyre. Si do ta ruajnë integritetin e brandit të tyre? A kanë ende konceptet e mungesës dhe ekskluzivitetit një rol në imazhin e markës? Çfarë do të thotë të jesh autentik nëse njerëzit mund të bëjnë veshje në shtëpi, sipas kërkesës?
Industria e veshjeve do të zbulojë përgjigjet e këtyre pyetjeve.
Por nëse trendi aktual vazhdon, rezultatet do të ndryshojnë në mënyrë dramatike mënyrën se si njerëzit blejnë dhe konsumojnë veshje./Forbes/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.