Ne rrjet

Si arriti Hamasi të mashtronte Mossad-in dhe Shin Bet-in? Agjentët e dyfishtë dhe gabimet e izraelitëve

Njeriu që punon për dy “mjeshtra”, i dobishëm për të mashtruar, përkufizohet në zhargon si "havjar": Hamasi e ka kthyer atë një nga armët e tij më të mira, duke arritur të mashtrojë armikun dhe të fshehë qëllimet e tij

Gazeta Si - Në zhargonin e spiunëve quhen "havjar". Ai është një agjent i dyfishtë, njeriu që punon për dy “mjeshtra”, i dobishëm për të mashtruar.

Hamasi e ka shndërruar atë një nga armët e tij më të mira, duke bindur bashkëpunëtorët izraelitë që të veprojnë gjithashtu për lëvizjen. Ka të ngjarë që në planin taktik, këto figura të paqarta të kenë marrë pjesë në një plan të studiuar mirë.

Burimet palestineze zbuluan për agjencinë e lajmve “Reuters”, se si Brigadat Ezzedine al Qassam arritën të mashtrojnë armikun, duke fshehur qëllimet që kishin.

Edhe nëse ka rrjedhur diçka. Egjipti, i cili ka "sy" në Gaza, e kishte paralajmëruar Jeruzalemin për "diçka të madhe" që do të vinte, por do të ishin befasuar nga mungesa e vëmendjes nga qeveria Netanjahu. Në fakt, do të shihet nëse ka shkuar vërtet kështu në një histori të vazhdueshme ku janë shfaqur aftësia e fraksionit, hapi i gabuar i Mossad-it (shërbimi i inteligjencës izraelite), Shin Bet (shërbimi i sigurisë së brendshme) dhe Aman-i (inteligjenca ushtarake e Jeruzalemit).

Lëvizja e parë e Hamasit, ishte të transmetonte një mesazh qetësues: “Ne nuk jemi të interesuar për një konflikt të ri, ne jemi të përkushtuar ndaj menaxhimit të Gazës, jemi duke negociuar për të rritur numrin e punëtorëve palestinezë që punojnë në shtetin hebre”.

Një shënim i thënë dhe i ri-thanë, në nivele të shumta, si në Rrip ashtu edhe jashtë.

Megjithatë, pati kontakte nga Hamasi në prill me Pasdaranin iranian në Liban, por ato u interpretuan si përgatitore për veprime më të vogla, sulme që Izraeli mësoi t'i përmbajë dhe tolerojë.

Nëse zbulimet e gazetës "Wall Street Journal" janë të vërteta, ato përbënin pjesën e fundit për të nisur ofensivën e tetorit, duke përfshirë urdhrin e supozuar për të vepruar të dhënë të hënën e kaluar.

Qeveria e Jeruzalemit, megjithatë, dukej më e kujdesshme në nivel zyrtar në lidhje me përfshirjen e drejtpërdrejtë të ajatollahëve.

Në mes është pozicioni i SHBA-së: iranianët janë bashkëpunëtorë, por nuk ka asnjë provë për pjesëmarrje në operacion.

Ka kohë për akuza konkrete. Zinxhiri i sulmeve në Bregun Perëndimor peshoi gjithashtu në vlerësimin e përgjithshëm, dhunën - e kombinuar me zgjedhjen ideologjike të qeverisë në favor të kërkesave të kolonëve - që shtyu rritjen e njësive në Bregun Perëndimor, duke dobësuar sektorin jugor.

Karta e dytë ishte më e dukshme. Brigadat kryen stërvitje, prova të dokumentuara nga videot e publikuara në internet: si bastisja në plazhe, militantët në aeroplanë, manovrat e zjarrit.

Gjithçka duket qartë. Punëtorët e tyre ndërtuan një varg që riprodhonte shtëpitë e kibucit që më pas u sulmuan, një teatër në të cilin do të provonin misionin.

Është e pamundur që Shin Bet nuk e ka vënë re. Zyra e analizës do të ketë menduar për aktivitete rutinë, propagandistike.

Dhe çfarë thanë burimet e tyre në terren? E konfirmuan? Është e mundur.

Megjithatë, bëhet fjalë për një vlerësim të sinqertë i përzier me këshilla mashtruese sipas një tradite të kultivuar nga Hamasi kur ishte ende rritje.

Menjëherë pas lindjes së lëvizjes, grupi krijoi al Majd, celulën fillestare të kundër-spiunazhit të tij dhe lideri aktual Yahya Sinëar ishte gjithashtu pjesë e saj në vitet 1980.

Aparati u zëvendësua në vitin 2007 nga Siguria e Brendshme, e cila është bërë një komponent kyç. Ajo goditi tradhtarët, studioi kundërshtarët dhe u pajis me mjete teknologjike me ndihmën iraniane.

Në disa raste, kur u gjurmuan nga spiunët, në vend që t’i ndëshkonte brutalisht, i bindi ata që të bashkëpunonin për të “dehur” Shin Bet-in. Është një lojë delikate, sepse duhet të mbronte strategjinë.

Agjenti i dyfishtë përdoret për të kaluar të dhëna të sakta dhe dezinformata dhe mund të sakrifikojë diçka ose dikë për të mos ngjallur dyshime te izraelitët.

Në një episod, Siguria e Brendshme përdori celularin e informatorit për të dëgjuar dialogët me 007-at izraelitë, në një tjetër përdori pengun për të marrë detaje mbi "shtëpitë e sigurta" për lidhjet e Shin Bet-it.

Por pati një episod, ku spiuni vrau kontaktin e tij të inteligjencës, një gjest për të shlyer plotësisht fajin e tij.

Një valle e pafund duelesh. Me humbje, kthesa, infiltrime. Në shtator u njoftua arrestimi i një operativi të Brigadave në Liban, por më parë aktiv në Turqi.

Një anëtar i departamentit teknik, ai spiunoi shokët në Gaza dhe jashtë saj, duke i dhënë Mossad-it detaje të përdorura më vonë për të eliminuar ekspertin e eksplozivëve, Hamza Shahin në Rripin e Gazës në vitin 2021.

Vështirësitë ekonomike e shtynë atë të tradhtonte një prej “grepave” të preferuar të izraelitëve për rekrutimin e bashkëpunëtorëve.

Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë