Ne rrjet

‘Shuplakë’ kryeministrit Xhonson, parlamenti anglez shtyn Brexit

Parlamenti anglez i ka dhënë sot një “shuplakë” kryeministrit Boris Xhonson duke votuar për shtyrje të afatit së daljes së vendit nga BE-ja.

Ky vendim i jep një goditje të fortë kryeministrit Johnson, i cili këmbënguli se Britania e Madhe do të mbyllë procedurat e dalje nga BE në 31 tetor. Me një diferencë të ngushtë votash, Dhoma e Komunëve kaloi me 322 vota pro dhe 306 kundër një amandament që hedh poshtë propozimet e kryeministrit Boris Johnson.


Ligjvënësit britanikë pritesh të votonin sot marrëveshjen e arritur mes Bashkimit Evuropian.dhe kryeministrit Johnson, por marrëveshja u shty Ky amandament e ndalon miratimin e marrëveshjes derisa i tërë legjislacioni të miratohet në Parlament, veprim ky i cili automatikisht e obligon kryeministrin të kërkojë shtyrjen e datës deri më 31 janar.
Por, kryeministri Johnson tha se nuk do të kërkojë nga BE-ja shtyrje të afatit dhe se do të hedh në votim propozimin sërish javën e ardhshme.

Në anën tjetër, mijëra protestues u mblodhën të shtunën para Parlamentit britanik duke kundërshtuar marrëveshjen e arritur me Bashkimin Evropian dhe propozimet e kryeministrit Johnson. Ata deklaruan se duhen të sigurohen që Mbretëria e Bashkuar është e lumtur që do të largohet nga BE-ja, nën marrëveshjen e arritur.

Ata kishin veshur bluza, kapela dhe mbanin flamuj që tregojnë përkrahjen e vazhdimit të qëndrimit në bllokun europian.

Marrëveshja e re


Sipas marrëveshjes, Irlanda Veriore mbetet në zonën doganore të Britanisë së Madhe, por nën një sistem kompleks. Ajo parashikon se nuk do të ketë kontrolle doganore në ishullin e Irlandës, pasi ato do të bëhen në porte. Mallrat që shkojnë nga Britania e Madhe në Irlandën Veriore nuk do t'i nënshtrohen tarifave.

Përfaqësuesit e Irlandës Veriore do të jenë në gjendje të vendosin çdo katër vjet nëse do të vazhdojnë të zbatojnë rregullat e Unionit.

Marrëveshja mes Johnson dhe Bashkimit Evropian është rishikuar të enjtën në samitin e Brukselit. Kryeministri Johnson ka insistuar që nuk do ta shtyjë në asnjë mënyrë afatin e përcaktuar më 31 tetor për dalje nga BE-ja, duke bërë thirrje që të gjithë deputetët të mbështesin marrëveshjen e re.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë