Mendim

“Shteti dështoi”. Conte në gjyq me familjarët e viktimave të Covid-19

Kryeministri italian Conte është hedhur në gjyq nga qindra familiarë të viktimave të Covid-19, në Itali, të cilët akuzojnë qeverinë se nuk veproi shpejt në fillim të pandemisë dhe se nuk u ofroi ndihmë shëndetësore në kohë të infektuarve. Ai do të merret në pyetje si pjesë e një hetimi të viktimave në Bergamo, për gabimet e bëra nga autoritetet në shkurt.

Prokurorët në provincën e Lombardisë, e cila është edhe ndër më të goditurat nga koronavirusi, do të marrin në pyetje edhe ministrin e shëndetësisë, Roberto Speranza dhe ministren e brendshme, Luciana Lamorgese, për vendimin e autoriteteve për të mosfutur në karantinë qytetet e Alzano Lombardo dhe Nembro pasi shpërthimit të rasteve të para.

Vendimi erdhi pasi familjet e viktimave Covid-19 paraqitën 50 ankesat e para përpara prokurorëve të Bergamos, duke nxitur nisjen e hetim mbi neglizhencën e mundshme kriminale nga autoritetet.

Dosjet u mblodhën nga anëtarët e NOI Denunceremo (ne denoncojmë), një grup në Facebook i ngritur që në prill.

"Ne nuk kemi identifikuar fajtorët në dosje, por ditën tjetër kemi biseduar me prokurorin dhe sqaruam se qëllimi ynë kryesor është të zbulojmë të vërtetën" tha Luca Fusco, presidenti i NOI Denunceremo. "Ne nuk jemi të interesuar për bindje politike, thjesht duam të kuptojmë se çfarë ndodhi. Nëse e kuptojmë se çfarë ndodhi, ne mund të ndryshojmë këtë sistem që bëri gabime”.

Bergamo deri më tani ka regjistruar më shumë se 13.600 të infektuar me koronavirus dhe më shumë se 3000 viktima. Sidoqoftë, Giorgio Gori, kryetari i bashkisë së qytetit Bergamo, u tha gazetarëve të martën se numri i vdekjeve në të gjithë krahinën ishte ndoshta dyfishi i numrit zyrtar.

Ndërkohë, testet seriologjike të kryera mbi 9,965 njerëz midis 23 prillit dhe 3 qershorit treguan se 57% kishin antitrupa Covid-19.

Ushria shpërndan trupat në Bergamo

Të afërmit e të ndjerve besojnë se autoritetet bënë gabime serioze, veçanërisht në fillim të shpërthimit, siç ishte izolimi i vetëm e një spitali në qytetin Alzano Lombardo pasi rasti i parë i koronavirusit u zbulua atje në 23 shkurt dhe nuk arriti të vendoste në karantië qytetin e Nembros aty pranë.

Dhjetë qytete në provincën Lombardisë hynë në karatinë në 21 shkurt, pasi u konfirmua, por Bergamo u karantinua me pjesën tjetër të rajonit të Lombardisë më 8 mars.

Familjet po kërkojnë gjithashtu nga prokurorët që të hetojnë dështimin e autoritetet për të informuar njerëzit për rrezikun e infeksionit, mungesën e pajisjeve mbrojtëse personale në institucionet e kujdesit shëndetësor dhe mungesën e ndihmës mjekësore në kohë.

Prokurorët e Bergamos së fundmi morën në pyetje kreun rajonal të Lombardisë, Attilio Fontana dhe këshilltarin e shëndetit të rajonit, Giulio Gallera.

NOI Denunceremo u krijua fillimisht nga Fusco si një platformë për të afërmit për të treguar historitë e tyre, dhe që nga ajo kohë ka tërhequr më shumë se 56,000 anëtarë. Kjo faqe frymëzoi familjet e viktimave Covid-19.

Dëshmitë që janë mbledhur në faqen NOI Denunceremo kanë jo pak ngjashmëri, siç është fakti se virusi është ngatërruar me gripin e zakonshëm dhe njerëzit në shtëpi që vuajnë nga një ethe të këshilluar të marrin paracetamol. Shumë njerëz kanë humbur të dy prindërit e tyre si rezultat i Covid-19.

"Prindërit e mi vdiqën brenda disa ditësh" tha Diego Federici, 35 vjeç. "Shpresoj që sot është hapi i parë drejt drejtësisë. Ky virus nuk prek vetëm personat e moshuar me probleme shëndetësore, por edhe njerëzit që ishin të shëndetshëm, si prindërit e mi".

Copyright © Gazeta "Si"

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës "Si", në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë