Taksa

Shtetëzohet kolaudimi, nga 1 janari kontrolli i makinave 1 herë në 2 vjet

Kryeministri Edi Rama e interpreton si lajm të mirë përfundimin e kontratës së kontrollit teknik të mjeteve (kolaudimi) me kompaninë SGS.

Rama e quan absurd këtë koncesion, të dhënë në vitin 2009. Kontrata mbyllet më 31 dhjetor dhe nga 1 janari ky shërbim do të shtetëzohet

"Ky shërbim sikundër e kemi premtuar do t'i kthehet shtetit dhe do të kryhet nga DPSHTRR nga janari 2021", shkruan Kryeministri.

Bashkë me shtetëzimin, Rama premton disa ndryshime.

"Mjetet e reja (0 km) 3 vitet e para nuk do kalojnë në Kolaudim; Mjetet e përdorura, nga 1 herë në vit do ta kryejnë kolaudimin 1 herë në 2 vjet; Mjetet taksi, autoshkolla dhe mjetet e transportit të mallrave dhe udhëtarëve nga çdo 6 muaj do ta kryejnë kolaudimin vetëm 1 herë në vit! Tarifat aktuale nuk do të rriten, megjithëse afati i vlefshmërisë zgjatet; Rradha famëkeqe e stresit dhe humbjes së kohës "tek Kolaudimi" do marrë fund", thotë Rama.

Kryeministri premton përmirësim të cilësisë së shërbimit dhe përafrimin e tij me standarded e BE.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë