Ka ndodhur

“Shtëpi bari” në Tiranë, banesën me qira e kishin kthyer në laborator kanabisi

Katër persona janë arrestuar, pasi janë kapur duke kultivuar bimë narkotike kanabis sativa në Tiranë në zonën e Kodrës së Diellit.

Operacioni policor i koduar "Kimisti", çoi në pranga  shtetasit E.Sh., 30 vjeç, G.D., 37 vjeç, S.I., 44 vjeç dhe J.V., 17 vjeç.

Policia thotë se të ndaluarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin përshtatur banesën e marrë me qira nga shtetasi E.Sh., me aparatura që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike.

LEXO EDHE:
- Fenomeni i ri i shtëpive të hashashit, si ka ndryshuar strategjia e trafikantëve të drogës
- Zbulohen parcela me kanabis mes pyjeve në Kepin e Rodonit
- E mitura në Tiranë, mori e vetme shtëpi me qira dhe mbillte kanabis në vazo lulesh
- Përse dështojnë aksionet kundër drogës? Flet gruaja që kërkoi ndihmë në polici

Banesa ishte përshtatur në një laborator kanabisi, duke i siguruar të gjitha kushtet dhe parametrat për rritjen cilësore të fidanëve të kanabisit. Në banesë janë gjetur po ashtu edhe llamba, ngrohëse e freskuese.

Nga kontrolli i ushtruar në 2 automjetet me të cilat këta shtetas qarkullonin, u gjetën dhe u sekuestruan fidanë të dyshuar kanabis, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë