Ka ndodhur

Zbulohen parcela me kanabis mes pyjeve në Kepin e Rodonit

Tre parcela të mbjella me kanabis, janë zbuluar nga policia përgjatë vijës bregdetare në zonën e Kepit të Rodonit. Sipas burimeve policore, janë rreth 300 fidanë të mbjellë në zonën e pyllit, larg qendrës së banuar.

Nga operacioni policor nuk ka persona të ndaluar apo të arrestuar deri më tani. Ai është organizuar në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga policia kufitare e Durrësit. Autorët e kultivimit kanë mundur të largohen, ndërsa po punohet për asgjësimin e bimëve narkotike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë