Lajme

Shqiptari tenton të digjet me benzinë para Parlamentit Europian, policia i shpëton jetën

Një shtetas me origjinë shqiptare u përpoq të digjte veten para Parlamentit Europian në Strasburg rreth orës 4 pasdite të dites se sotme, gjatë kohes kur po zhvillohej një proteste nga shtetasit e Guinesë.

Ndërsa njeqind protestues nga lëvizja e Frontit Kombëtar për Mbrojtjen e Kushtetutës (FNDC) po dëgjonin fjalimin e njërit prej pjesmarrësve në protestë, në momentin kur folësi bërtiti “Padrejtësi”, personi me origjine shqiptare, i ndarë nga grupi përsëriti fjalen “Padrejtësi”, dhe me pas u spërkat me benzinë dhe i vuri flakën vetes.

Dhjetëra protestues nxituan ta ndihmojnë, përfshirë një person që në ate momente ishte pjesë e nje një trajnimi per ndihmën e shpejtë dhe mbrojtjen nga zjarri, i cili u përpoq ta shuante zjarrin me xhaketën e tij. Gjithashtu, edhe rojet e sigurisë së ndërtesës se Parlamentit Europian, ndërhynë për normalizimin e situatës.Sipas një dëshmitari në vendin e ngjarjes, gjithçka ka ndodhur në harkun e pak sekondave. Më pas, pasi u arrit që të shuhej zjarri, burri me origjinë shqiptare, i cili ështe djegur rëndë në fytyrë dhe duar, u transportua në qendrën spitalore Hautepierre.

Nga verifikimet në vendin e ngjarjes, rezultoi se burri kishte me vete vetëm një valixhe, brenda së cilës ndodheshin vetëm pasaporta dhe sendet personale te tij, dhe nuk kishte asnjë objekt të rrezikshëm. Raportohet se shqiptari i moshës 39 vjeçare, ishte dëbuar nga Franca.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë