Para

Shqiptarët zgjedhin depozitat në valutë më shumë se në lekë

Depozitat në Shqipëri gjatë shkurtit të vitit 2021 u rritën lehtë me 0.16% në krahasim me janarin, në 1.115 miliardë lekë nga 1.113 në janar. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar, vlera e depozituar ishte 1 miliardë lekë, 6.6% më pak.

Mbi 515 milionë lekë depozita janë monedhën vendase. Në janar kjo shifër ishte 516 milionë, duke rënë me 0.06% krahasuar me shkurtin e vitit. Krahasuar me shkurtin e vitit të kaluar, depozitat në lekë ishin në vlerën e 473 milionë lekëve, 15.2% më pak se në vitin 2021. Vihet re një rritje e depozitave në valutë në raport mujor dhe vjetor.

Në shkurtin 2021, depozitat në valutë u vlerësuan në shifrën e 599 milionë lekëve, nga 597 milionë që ishin në muajin janar 2021. Në shkurtin e vitit të kaluar, vlera e depozitave në valutë vlerësohej 568 milionë lekë.

Depozitat pa afat që kanë likuiditet të lartë kapën shifrën e 176 milionë lekëve, nga të cilat 123 milionë ishin në valutë dhe 53 milionë në lekë. Duke u rritur me 16% nga shkurti 2020-ës depozitat në lekë dhe 10.5% për depozitat në valutë.  

Rritja e dallueshme e depozitave pa afat mund të jetë ndikuar nga normat e ulëta të interesit të vendosura nga Banka e Shqipërisë që pengon individët apo bizneset të vendosin depozita me afate fikse.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë