Treg

Shqiptarët, sipërmarrësit e katërt më të mëdhenj në Itali

Fondacioni ‘’Leone Moressa’’ për  sipërmarrësit e huaj në Itali, ka publikuar listën e sipërmarrësve të huaj më të mëdhenj në shtetin italian. Sipërmarrësit shqiptarë rënditen në vend të katërt ku numërohen 49,748 të tillë. Në vend të parë rënditet Kina që konsiderohet dhe shteti i huaj me hapësirën më të madhe të biznesit në Itali, në vend të dytë Rumania dhe në vend të tretë Maroku.

Që nga viti 2011 sipërmarrësit shqiptarë në shtetin fqinj janë rritur me 35% dhe gjatë pandemisë në të vërtetë kanë patur rritje ndryshe nga vendi i tyre i origjinës, në Shqipëri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë