Tre shqiptarë janë kapur me 500 mijë paund kokainë në Londër dhe kanë sulmuar edhe oficerët e policisë. Policia iu gjeti atyre edhe karta identiteti false në banesën e tyre.
Mediat britanike bëjnë me dije se personat Denis MArkeci, 29 vjeç Endri Cena 26 vjeç dhe Dorian Zili, 25 vjeç janë nën akuzën “Posedim të drogës” , “Sulm ndaj oficerëve” dhe “Falsifikim të kartave të identitetit”.
Të tre djemtë u dërguan në paraburgim, ndërsa në gjykatë do të paraqiten në janar të vitit të ardhshëm.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.