Para

Shqiptarët ndërgjegjësohen për pleqërinë, rritet portofoli i pensioneve private vullnetare

Krizat i bëjnë njerëzit të reflektojnë dhe ti kthejnë sytë nga vetja e tek prioritetet.

Teksa kultura shqiptare për dekada ka përqafuar më shumë stilin e jetës ku shpenzoje më shumë për dasma se sa mendoje për periudhën më të brishtë të jetës, atë të pleqërisë, me kalimin e kohës, por edhe me ndodhinë e krizave financiare, tërmeti e pandemia, shqiptarët kanë nisur të mendojnë për pleqërinë.

Të dhënat e AMF-së tregojnë se pavarësisht rënies së konsumit dhe besimit tek ekonomia në tërësi, shqiptarët kanë investuar në pensionet private vullnetare.

Sipas AMF-së, në gjashtëmujorin e parë të vitit  deri më 30.06.2020, në tregun e pensioneve private vullnetare ushtruan aktivitetin e tyre katër fonde pensioni. Analiza e të dhënave për tregun e pensioneve private vullnetare më 30.06.2020 tregon një total asetesh neto prej 3,238.68 milionë lekë (26.05 milionë euro dhe me një rritje prej 334.61 milionë lekë (11.52%) krahasuar me 31.12.2019. Numri i anëtarëve në fondet e pensioneve, më 30.06.2020 rezultoi 30,498 anëtarë duke shënuar një rritje prej 7.87% krahasuar me 31.12.2019.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë