Financa Personale

Shqiptarët duan paga dhe pozicione të larta, shumica e pakënaqur

60 % të punonjësve në Shqipëri dhe Kosovë janë të pakënaqur nga puna që bëjnë.
Rezultati vjen nga një sondazh që kryhet për herë të dytë në distancë dy vjeçare, mbi nivelin e kënaqësisë dhe angazhimit në punë.

Anketa është kryer nga EP & Partners Consultancy shpk (EPPC) me fondet e veta.
Sondazhi përfshiu 1,528 persona si kampion, punonjës në Tiranë, Prishtinë e disa rrethe të të dy vendeve.

Përfshirja e punonjësve të zonave rurale është evidentuar si problematikë nga drejtuesit e sondazhit.

Sondazhi ka gjetur se 51 përqind j e punonjësve anë të pakënaqur, 9 përqind shumë të pakënaqur, 32 përqind të kënaqur dhe 8 përqind shumë të kënaqur.
Shifra e pakënaqësisë ka patur një rënie krahasuar me sondazhin e dy viteve më parë ku pakënaqësia ishte në nivelin 64 % në të dy vendet.

Këtë, drejtuesit e anketimit e shpjegojnë me ndërgjegjësimin e individit për nevojnë dhe domosdoshmërinë e punës cilësore e për rrjedhojë kanë përmirësuar tregun.
Pjesëmarrësit në sondazhin e realizuar në Shqipëri dhe Kosovë, u pyetën se sa të kënaqur ishin nga puna aktuale dhe sa mundësi kishte që brenda një viti të kërkonin punë diku tjetër.

Gjetjet e sondazhit tregojnë se kënaqësia është më e lartë mes punonjësve me paga të mesme e të larta, punonjësve me përvojë dhe atyre që banojnë në Kosovë.

Kurse pakënaqësia është më e lartë mes punonjësve me paga të ulëta, të punësuarit me kohë të pjesshme dhe kryesisht grupmoshës 30 – 39 vjec.

57% e e të anketuarëve e shohin si të mundur të ndërrojnë punë në vitin e ardhshëm, kryesisht për një pagë më të lartë, mundësi karriere, vlerësim dhe një punë më të mirë dhe më pak stresuese.

Mes arsyeve të kërkimit të një pune të re, balanca punë-jetë private ka rritjen më të madhe në krahasim me sondazhin e kryer dy vite më parë. Kjo tregon fokusin në rritje të shqiptarëve për aktivitete jashtë pune dhe fokus në familje, sikurse edhe trendi global.

Nga 12 arsyet e ofruara për të kuptuar çfarë i shtyn të anketuarit që të kërkojnë një punë të re, edhe këtë vit rezultoi se paga është faktori më i rëndësishëm.

Nga të dhënat rezultoi se ka një hendek të thellë midis rëndësisë që i japin punonjësit faktorëve të ndryshëm dhe nivelit të kënaqësisë që marrin nga këta faktorë në punën aktuale. Kjo shpjegon edhe nivelin e lartë të pakënaqësisë me punën në tërësi, në vlerën 60% në 2019, sipas drejtuesëve të sondazhit.

Vlerësimi për punën që bëj së bashku me Paga rezulton të kenë hendekun më të madh mes rëndësisë dhe kënaqësisë në nivelin 62%, ndjekur nga Respektimi i punonjësve në çdo nivel (59%).

Risi për sondazhin e këtij viti ishte matja e nivelit të angazhimit që punonjësit kanë me punën në të dyja vendet.

Angazhimi nënkupton se sa i gatshëm është punonjësi të punojë ekstra nga çfarë i kërkohet.
Pjesëmarrësit janë pyetur se sa të angazhuar ndihen ata me punën, karrierën, kolegët, eprorët, ku rezultoi se vetëm 39.5 % e punonjësve në Shqipëri dhe Kosovë ndjehen të angazhuar në punë.

Angazhimi në punë ka vlera nën mesatare për të gjithë faktorët e matur, pasi pjesa më e madhe e punonjësve ndjehen të pavlerësuar për punën që kryejnë, pa mundësi për rritje profesionale dhe karrierë, si edhe me besim të ulët tek kolegët dhe veçanërisht eprorët.
Gjithashtu, sipas gjtjeve të sondazhit, dukuri serioze që u vu re në sondazh ishte puna gjatë fundjavës / festave zyrtare. Konkretisht 72% e punonjësve të punësuar në kompani private deklarojnë se punojnë në fundjavë dhe/ose gjatë festave zyrtare. Ndër ta 24% deklarojnë që ndodh gjithmonë, 17% shpesh dhe 31% ndonjëherë. Në institucione publike ndodh më rrallë, konkretisht në 55% të rasteve dhe në vetëm 5% të rasteve, gjithmonë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë