Ministria e Jashtme e Rusisë ka reaguar ashpër për dëbimin e diplomatit Alexey Krivosheev për shkelje të masave antiCovid.
Sipas Agjencisë Ruse të Lajmeve, RIA, për Ministrinë e Jashtme ruse ky hap i Shqipërisë është provokim i qartë që synon përkeqësimin e marrëdhënieve ruso-shqiptare, dhe paralajmërohet se nuk do të mbetet pa përgjigje.
LEXO EDHE:
Diplomati rus shpallet i padëshiruar në Shqipëri, ultimatum për t’u larguar
Tre vitet e fundit disa diplomatë rusë dhe iranianë të dëbuar nga Tirana
“Jemi tejet të keqardhur, pasi kjo është dukshëm një provokim kundër marrëdhënieve Rusi-Shqipëri. Sigurisht, ky hap armiqësor, nuk do të mbetet pa përgjigje”, është shprehur zv/ministri i Jashtëm rus, Aleksandër Grushko.
Ndër të tjera, Ministria e Jashtme ruse thekson se një nga parimet në diplomaci është reciprociteti.
Ambasada Ruse në Tiranë: Nuk kanë sjellë prova të shkeljes së masave
Ambasada e Rusisë në Tiranë ka reaguar pas lajmit për dëbimin e diplomatit rus, Alexei Krivoshev, nga Shqipëria, me argumentin se kishte shkelur masat anti-Covid.
Me anë të një postimi në “Facebook”, ambasada ruse thekson se janë befasuar nga përmbajtja e deklaratës së Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë mbi shpalljen “non grata” të diplomatit, pasi sipas tyre, në të nuk kishte asnjë provë për shkelje të masave anti-Covid të marra në Shqipëri.
“Sa i përket z. Krivoshev, pas fillimit të nëntorit 2020 u diagnostikua me COVID-19, ishte nën protokoll mjekësor për dy javë vetë-izolim me familjen, duke vëzhguar rreptësisht karantinimin e përshkruar, dhe shkoi në punë vetëm pasi kaloi dy teste negative. Ai nuk kishte asnjë kontakt të jashtëm, përveç vizitës në mjediset mjekësore për të kaluar testin pozitiv. Ne besojmë se akuzat e ngritura ndaj tij janë pa baza dhe janë fiktive. Kundër sfondit të këtij sigurimi të palës shqiptare, dyshohet dëshira për zhvillimin e marrëdhënieve miqësore”, thotë ambasada ruse në njoftim.
Ndër të tjera, Ambasada ruse shprehet “se në përputhje me praktikën diplomatike ndërkombëtare, emrat e oficerëve të diplomacisë non grata nuk raportohen për publikun, siç janë konstituuar nga detyrimet e vendit pritës për të garantuar sigurinë personale të diplomatëve dhe familjarëve të tyre. Nëse lëshohen emrat, atëherë kjo bëhet pasi punonjësi të largohet nga vendi pritës”.
Ditën e djeshme u njoftua se diplomati rus Alexey Krivosheev ishte shpallur ‘non-grata’ nga autoritetet shqiptare për shkak të shkeljeve të masave antiCovid.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.