Ngjarje

Diplomati rus shpallet i padëshiruar në Shqipëri, ultimatum për t’u larguar

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka deklaruar se qeveria Shqiptare ka marrë vendimin të shpallë “Person NON Grata” (person të padëshirueshëm), diplomatin Alexey Krivosheev, me detyrimin që të largohet brenda 72 orësh nga momenti i dhënies së njoftimit zyrtar.
Sipas MEPJ ky vendim ka ardhur pasi diplomati nuk ka respektuar vazhdimisht masat e marra nga autoritetet shqipëtare për të frenuar Covid-19.
"Përfaqësues të lartë të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme kanë kontaktuar me ambasadorin e Ambasadës së Federatës Ruse në Tiranë, Mihail Afanasiev, duke i bërë me dije shqetësimin për shkeljet e vazhdueshme të masave anti COVID-19 nga diplomati. MEPJ ka mirëpritur dhe e vlerëson thellë rolin plotësisht bashkëpunues të ambasadorit për këtë çështje, me premtimin se këto akte nuk do të përsëriten.
 Sfidimi i përsëritur i rregullave dhe masave mbrojtëse ndaj pandemisë, dhe shpërfillja e shqetësimeve të institucioneve të shtetit shqiptar lidhur me to, nuk mund të justifikohen e nuk mund të tolerohen më tej,"thuhet më tej në njoftimin e Ministrisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë