Mjedis

Shqipëria ndër vendet përfituese të programit për mbrojtjen e specieve në zhdukje

Organizata Global Environment Facility do të ndajë 43 mln dollarë për parandalimin e zhdukjeve të gjallesave të rrezikuara, në vendet në zhvillim.

Ndër 139 vende ndodhet edhe Shqipëria, që do të financohet për të marrë masa në të mirë të biodiversitetit.

Qëlllimi i organizatës është rikuperimi i numrit të gjallesave të zhdukura gjatë një dekade.

Vendeve u takon një grant prej 300 mijë dollarësh për analizimin dhe përshtatjen e politikave në mbrojtje të natyrës.

Carlos Manuel Rodriguez, drejtues i GEF, tha se është e domosdoshme që vendet të nisin punën sa më shpejt të jetë e mundur.

GEF do të ketë takimin ndërkombëtar të radhës në Kenia, nga data 21-26 qershor.

Burimi:UNprogramme/Gazeta "SI"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë