Futboll

Shpresat mundin Maltën modeste, Hebaj e Kolaj udhëheqin ekipin

Kombëtarja U21 e Shqipërisë ka fituar pastër, 2-0, me Maltën modeste në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi”.Skuadra e trajnerit Bushi, me shumë ndryshime në krahasim me ndeshjet e fundit, ka shënuar dy herë në pjesën e parë, ku protagonist ishte sulmuesi i Partizanit, Rubin Hebaj. Ai shënoi golin e parë në minutën e35-të dhe në fundin e pjesës së parë fitoi një 11-metërsh, që u kthye në gol nga Omar Imeri. Kuqezinjtë e vegjël e nisën ndeshjen me Dajsinanin në portë, portierin e dytë të Skënderbeut, ndërkohë që nga Superiorja u aktivizuan edhe Mersinaj i Laçit në mbrojtje, Kallaku i Teutës në mesfushë dhe Hebaj i Partizanit në sulm.

Ne pjesën e dytë u futën në lojë edhe Esat Mala, mesfushori i talentuar i Partizanit, e më pas me radhë Shefiti, Zeka, Fazlliu, Xhemajli dhe Lleshi. Ranë sy në këtë ndeshje loja e mirë e mesfushorit Kolaj, që po paraqitet mjaf tmirë me të rinjtë e Sasuolos në Itali. Ai ishte ndër më të mirët për Shqipërinë në këtë ndeshje. Mala iu afrua golit të tretë, por traversa ia mohoi atë. Vlen të përmendet fakti se Faton Xhemajli është një lojtar që luan në kampionatin serb, me ekipin e Radnikut.

Shqipëria U21 para miqësores me Maltën

Pas tri ditësh Shqipëria U21 do të luajë një tjetër miqësore po me Maltën, por këtë herë në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. Për të dyja ndeshjet, hyrja për tifozët ka qenë falas. Trajneri Alban Bushi po teston shumë lojtarë të rinj që mund t’i bëjnë punë për të ardhmen dhe pritet t’u japë shansin të gjithëve të luajnë.

Shqipëri-U21-Maltë U21 2-0

35′ Hebaj, 45′ Imeri (p)

Shqipëria U21: Dajsinani, Kryeziu (Xhemajli 77’), Mersinaj, Tafa, Maloku (Lleshi 81’), Selahi (Mala 46’), Muçolli, Imeri (Zeka 73’), Kallaku (Shefiti 73’, Kolaj, Hebaj (Fazlliu 73’). Trajner: A.Bushi.

Malta U21: Vella, Pulis, Borg, Guijamie, Zamit, Sansone, Busutil, Shembri, Berman, Zerafa, Brinkat. Trajner: S.Vella.

Gjyqtar: Juxhin Xhaja


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë