Art dhe Kulture

‘Shpirti i Ballkanit’, edicioni i 6-të i Festivalit rajonal u mbajt në Korçë

Gjatë fundjavës u mbajt në Korçë edicioni i 6-të i festivalit “Shpirti i Ballkanit”, festivali më i madh folklorik në rajon. Ansamblet nga Maqedonia e Veriut, Greqia, Mali i Zi, Bullgaria, Shqipëria krijuan në këtë festival një atmosferë elektrizuese.

Së bashku me turistë vendas e të huaj, artistët u bënë pjesë e një feste plot ngjyra në Korçë, me paradat e tyre në Zonën këmbësore dhe performancat te Pazari i vjetër. Grupet e ftuara kanë sjellë traditat e tyre, vallëzimin e melodinë, duke u bërë promovues të kulturës ballkanike. Për herë të parë në Korçë ka qenë i ftuar edhe një ansambël nga Maroku.

Festivali u organizua nga bashkia e Korçës si dhe Qendra e Kulturës dhe Inovacionit.

Qëllimi i “Shpirtit të Ballkanit” është ruajtja dhe promovimi i trashëgimisë jomateriale, si dhe nxjerrja në pah e vlerave që mbart rajoni i Ballkanit./ATA/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë