Lajme

Shpërthim në një fast-food në Yzberisht, plagoset pronarja dhe dy punëtoret

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një fast-food në zonën e Yzberishtit në kryeqytet, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona.

Policia thotë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:25 të mëngjesit në rrugën “3 Dëshmorët” dhe biznesi ndodhej në katin e parë të një pallati.

Siç njofton policia, në këtë fast-food ka shpërthyer një bombol gazi ku si pasojë është lënduar lehtë shtetasja K. S, bashkëpronarja e biznesit,  si dhe dy punonjëset  A. M dhe M. P.

Shpërthimi ka qenë i forte, duke shkaktuar dëme të mëdha në biznes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë