Një shpërthim ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në qytetin e Elbasanit.
Policia thotë se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Luigj Gurakuqi” dhe eksplozivi ka qenë i vendosur në pjesën e jashtme të lokalit të ish-futbollistit Mateo Toçi.
Sasia e lëndës plasëse ka qenë e vogël e për pasojë ka shkaktuar vetëm dëme materiale.
Policia ka mbledhur të gjitha provat në vend si dhe ka nisur sekuestrimin e pamjeve të kamerave të sigurisë për zbardhjen e ngjarjes. Ndërkohë priten të identifikohen dhe të kapen autorët.
Ngjarja ka ndodhur në të njëjtën lagje ku ndodhi vrasja më 30 korrik e 30-vjeçarit Florian Lamçja.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.