Lajme

Shpërndante heroinë, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 32-vjeçar, pasi shpërndante heroinë në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Mësohet se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet M. Z., 32 vjeç, lindur në Tiranë, i dënuar më parë. Po ashtu është proceduar në gjendje të lirë shtetasi K. T., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Policia thotë se shtetasi M. Z. merrej me shitjen e lëndës narkotike të llojit heroinë, në zonën e sheshit “Wilson”, në rrugët “Grigor Heba” dhe “Margarita Tutulani”.

Gjatë kontrollit fizik shtetasit M. Z. i janë gjetur në xhepin e xhupit disa doza me lëndë narkotike, e llojit heroinë.

Ndërsa shtetasit tjetër me inicialet K. T. i është gjetur në xhepin e xhupit 1 dozë me lëndë narkotike e llojit heroinë.

Po ashtu është kontrolluar dhe banesa e shtetasit M. Z., në rrugën “Gregor Heba”, dhe janë gjetur dhjetëra doza me heroinë, me peshë totale 44.5 gr., një peshore elektronike, një shumë parash e dyshuar e përfituar nga shtija e lëndë narkotike, aparate celular që i përdorte për të komunikuar me klientët dhe sende të tjera.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë