Rend dhe Ligj

Shpërndante drogë te “Myslym Shyri”, arrestohet 30-vjeçari

Policia e Tiranës ka arrestuar një 30-vjeçar, i cili shpërndante lëndë narkotike në zonën e “Myslym Shyrit”.

Në pranga ka rënë i riu E. M., i cili sipas policisë, ua shpërndante drogën shtetasve të ndryshëm. Ndërkohë procedohet penalisht një shtetas tjetër me inicialet M. P.

"Mbi bazën e informacioneve, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën dhe vijuar kontrollet në zonën e “Mysylm Shyrit”, ku mbrapa një karburanti kanë konstatuar shtetasin E. M., duke i shitur lëndë narkotike shtetasit M.P", thuhet në njoftimin e policisë.
Pas kontrolleve të ushtruara, Policia gjeti të fshehur në hyrje të një pallati një sasi dozash me lëndë narkotike si dhe po gjatë kontrollit të banesës gjeti edhe sasinë tjetër lënde narkotike gati për ta ndarë në doza gjithsej 720 gramë kanabis.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë