Para

Shoqata e bankave mbështet ndryshimet në kredinë konsumatore

Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) ka mbështetur propozimin e Bankës së Shqipërisë për ndryshimet në normën e interesit për kreditë konsumatore dhe hipotekare.

Banka ka treguar që edhe institucionet e tjera financiare përfshirë bankat tregtare e mbështesin propozimin e BSH-së.

Ndryshimet që propozoi Banka ishin mbi normën efektive maksimale të interesit (NEI) për secilën kategori dhe përllogaritja e saj.  Treguesi do të llogaritet duke u mbështetur në mesataren e thjeshtë të normës efektive të interesit për kredinë konsumatore dhe duke i shtuar kësaj mesatareje, një të tretën e saj.

Banka përcaktoi kategoritë e kredive konsumatore ku do të aplikohet norma e re ku përfshihen kreditë me këste periodike, kreditë kufi (overdraftet), kartat e kreditit dhe qiraja financiare.  Gjithashtu do të ketë dhe ndarje të NEI sipas shumave të marra.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë