Bota

Shoferi i dehur merr përpara turmën në Gjermani, të paktën 4 të vdekur

Një makinë ka shkaktuar një tragjedi në Trier në Gjermani, duke u marrë jetën të paktën 4 personave dhe duke plagosur 15 të tjerë. Makina ka marrë përpara personat në zonën pedonale të qytetit.

Ndikimi i alkoolit duket se është bërë shkak që shoferi 51-vjeçari gjerman përhapi terror, i cili u arrestua nga policia, mori para me makinë këmbësorët.

Auturitetet në qytetin e Trierit, ku ndodhi ngjarja e rëndë, njoftuan përmes një konference për shtype autori i sulmit ishte i dehur, duke përjashtuar skenarin për një sulm të mundshëm terrorist.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e sotme duke i marrë jetën edhe një vajzë 15 muajshe.

Një dëshmitar në ngjarje ka pohuar se ka parë makinën të ecte me shpejtësi maksimale, duke marrë para gjithçka në zonën që tradicionalisht ka qenë e rezervuar për dyqanet e Krishtlindjeve, por që këtë vit janë mbyllur për shkak të pandemisë.

Kryebashkiaku Leibe tha për “Ntv” se zona ku ndodhi ngjarja dukej si një shesh lufte. Ai ka shkuar vetë në qendër të qytetit. “Ishte e tmerrshme të shihje ato pamje. Ishte një atlete aty, vajza që e kishte veshur kishte vdekur”, - u shpreh Leibe.

https://twitter.com/hakrashaa/status/1333780665658191872?s=20
Pamje pas ngjarjes së rëndë në Trier. Gazeta Si, 1 dhjetor 2020

"Kemi arrestuar një person dhe makina e tij është sekuestruar. Sipas informacioneve të para, 4 persona kanë ndërruar jetë. Ju lutemi njerëzve të evitojnë qendrën e qytetit”, - shkruan në Tuiter policia e Trierit. Sipas “Bild”, që i referohet të prditshmes locale "Trierischer Volksfreund", ishte një “Range Rover” me ngjyrë të errët makina që kaloi mbi turmën. Dëshmitarët kanë folur për njerëz që fluturonin në ajër.

"Shokuese! Ajo që ka ndodhur në Trier është vërtet shokuese”, - ka shkruar në Tuiter Steffen Seibert, zëdhënës i kancelares Angela Merkel.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë