Maqedonia e Veriut është e bindur se Franca do të mbështesë hapjen e negociatave me Shkupin, edhe pse nuk ka sinjale të qarta për Shqipërinë.
Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov shprehu shpresën e tij që Franca do të aprovojë fillimin e negociatave të pranimit me Shkupin në tetor.
"Unë besoj se do të kemi mbështetjen edhe të Francës", deklaroi Dimitrov në një intervistë televizive.
Pavarësisht rezervave të shprehura nga Franca, Dimitrov theksoi se ai ishte "inkurajuar" pas takimit me zyrtarët e lartë francezë në Paris këtë muaj. Kreu i diplomacisë maqedonase deklaroi madje se do të ishte e pabesueshme për të që Presidenti francez Emmanuel Macron mos të mbështeste fillimin e hapjes së negociatave.
"Sinqerisht nuk besoj se asnjë nga udhëheqësit e mëdhenj të Evropës do të bënte një gabim kaq strategjik", deklaroi Dimitrov.
Ai theksoi se raporti i atyre që votuan dhe kundër fillimit të bisedimeve të pranimit të Maqedonisë së Veriut në Gjermani ishte katër me një, duke e cilësuar si një sinjal për shtetet anëtare që kjo çështje duhet të merret seriozisht.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.