Universiteti i Mjekësisë në Tiranë nuk do të bëjë mësim normalisht, ashtu si disa prej fakulteteve të universitetit të Tiranës
Sipas vendimit të rektorit të Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata, stuentët nuk do të zhvillojnë mësim për shkak të dëmtimeve pas tërmetit. Që nga termeti i 26 Nëntorit, në godinat qendrore janë raportuar dëme të shumta që rrezikojnë sigurinë e studentëve. Vendimi është publikuar nga vetë rektori nëpër rrjetet sociale dhe njoftohet gjithashtu se ai do të publikohet edhe në faqen zyrtare të universitetit.
Nga tërmeti i 26 nëntorit pati shumë godina të shkollave të 9-vjeçare, të mesme dhe ato universitare që u dëmtuan. Dëmtime pati edhe në Qytetin e Studentit ku është marrë vendimi për shembjen e tre godinave.
Shumë konvikte janë shkatërruar dhe studentët janë zhvendosur nëpër shtëpi, duke krijuar kaos në orientim dhe shpenzime.
Kujtojmë që edhe universiteti Politeknik ka patur dëme të shumta në godina dhe mësimi ka qenë i pezulluar këto ditë, ndryshe nga universitet e tjera.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.